Lajme

Shfrytëzimi i lumit Mat për inerte, kapen kamionë e eskavatorë duke gërryer

Prej vitesh shtrati i lumit Mat është shfrytëzuar, pa asnjë kriter, për inerte nga kompani të ndryshme. Ky fenomen ka vënë në lëvizje Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit dhe Drejtorinë Rajonale Lezhë. Prej dy javësh ata kanë nisur monitorimin gjatë orëve të natës, kohë e cila shfrytëzohet më së shumti për marrjen e inerteve nga subjekte apo individ të ndryshëm. Gjatë kontrolleve të ushtruara janë kapur në flagrancë eskavator dhe kamiona të cilët merrnin materiale inerte përgjatë shtratit të Lumit Mat në mënyrë të paligjshme.

Lexo më shumë  Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë! Diaspora shqiptare bashkohet masivisht në protestën kundër Ramës, shpaloset flamuri gjigant kuq e zi

IKMT ka ndërmarrë dy masa administrative për dy subjekte në bazë të kopetencave ligjore.

Kujtojmë se nga marrja e inerteve lumi ka ndryshuar rrjedh në disa pika. Ai ka gërryer qindra hektarë tokë bujqësore, si dhe ka shkaktuar dëmtime dy ura. Këtu përfshihet edhe ura monument kulture e Zogut. Kjo e fundit ka rënë më disa metra dhe rrezikon seriozisht shembjen totale.

Lexo më shumë  Mblidhet këshilli bashkiak i Divjakës, të gjithë një zëri kundër shkrirjes

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *