Bota

(Video) Flet gazetari rus në Serbi: Rusët i shpëtojnë luftës së Putinit në Serbi, por jo propagandës së tij

Me qindra rusë kanë ikur nga shtëpitë e tyre që kur Presidenti Putin shpalli moblizimin ushtarak te djemëve të rinj që të bashkohen në luftën në Ukrainë.

Janë shpërndarë në në të gjithë botën por shumë prej tyre kanë shkuar në një shtet i cili për ata është mjaft familjar, në Serbi. Ky shtet në Ballkanin Perëndimor është tepër i lidhur me Rusinë dhe kjo lidhje gati si me kordon umbilikal nuk është zbehur por është forcuar që me nisjen e agresonit rus ndaj Ukrainës. DW, media gjermane ka marrë në intervistë të arratisur prej Putinit, por jo prej propagandës së tij.

Askush nuk e ka ndjerë të nevojshme që të ndryshohet dekori apo të hiqen banerat me fytyrën e presidenit Putin nëpër Serbi, që prej nisjes së luftës në Ukrainë. Duket qartë që aty njerëzit e adhurojnë atë.

“Putini është i vetmi lider në botë, të tjerët janë thjeshtë politikanë, por ai kujdeset për vendin dhe popullin e tij”: thotë një qytetar serb.

Shumë njerëz në Beograd mendojnë që është faji i perëndimit për nisjen e luftës në Ukrainë. Por ja ku jeton një gazetar rus i cili është arratisur nga Rusia shtatorin e 2022-shit. Përpara kësaj ai kishte raportuar për korrupsionin në vend, një rrugë tepër e riskueshme e cila u bë tepër e rrezikshme në momentin kur djemtë ishin duke u marrë për në ushtri.

Lexo më shumë  Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

“Unë u largova për shkak të moblizimit ushtarak, për shkak të rrezikut të vërtetë i cili ishte ose të shkoje në burg ose në lufte, epo unë nuk do të shkoja në luftë gjithsesi, kështu që më priste të përballesha me burg, me tortura etj ngjashëm, kështu që unë vendosa të largohem”: thotë gazatari rus në Serbi.

Ai tregon që vendosi të vijë në Serbi për shkak se ka disa shokë këtu. Ai tregon që i’u arratis regjimit të Putinit por jo propagandës së tij.

“Këtu njerëzit kanë problem me informimin mbi luftën. Unë nuk jam në pozicionin e atij i cili duhet t’u tregojë njerëzve se si duhet të mendojnë dhe se si duhet që media të veprojë, të ndryshojë.”

Angie thotë se ai ndihet i sigurtë në Serbi, por ka në plan që të iki dhe thotë se më shumë i sigurtë ndihet që të flasë kur kamera nuk ështe duke regjistruar.

Qendra e sheshit në Beograd tregon se sa e afërt është lidhja mes të dyja vendeve dhe se si kjo narrativë është shpërndarë edhe në mediat serbe.

“Lavdi Rusisë” shkruhet në një nga rrugët përballë rrugës së zyrës së presidencës serbe. Në një nga sondazhet e bëra tregojnë që më shumë se gjysma e serbëve e shohin Putinin si një ndër liderët e jashtëm më të afërt të Serbisë.

Lexo më shumë  Von der Leyen: Rusia nuk është kërcënim vetëm për Ukrainën, por edhe për Evropën

“Ai është një lider i mirë, sepse ai është duke sfiduar elitat, sepse ai është duke tundur rendin botëror” : thotë një serb.

Ndonjëherë shumë pak njerëz përpiqen që të thyejnë propagandën për Rusinë në Serbi. Përballë një peme krishtlindjesh të dhuruar nga Rusia, disa protestues mbajnë në duar pankarta ku shkruhen emrat e qyteteve të bombarduara nga Rusia në Ukrainë. Veprimi i tyre për të nxitur vetëdijen mbi veprimet e Rusisë, u ndërpre menjëherë. Rusët janë të mirëpritur në Serbi, por kritikat ndaj Rusisë jo.

Për arsye pragmatike siç është fakti i të qenurit afër Bashkimit Evropian është një ndër arsyet pse rusët kanë shkuar në Serbi. Arsyet e tjera janë dhe për faktin që e kushdo që do të ndërtojë një jetë nga e para e ka shumë të lehtë se kudo tjetër. Po ashtu ka dhe fluturime direkte prej Rusisë në Serbi ditë për ditë. Por me kryesorja është fakti që në Serbi, rusët mbështeten sikur të jenë në vendin e tyre, dhe ky faktor është problem për ata që arratisen regjimit të Putinit për arsye politike dhe jo ekonomike.

YouTube player

Përkthyer nga Rruga Press/ Marrë nga DW

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *