“Operacioni Fshesa”/ Zelenski trondit Ukrainën, me dorë të hekurt kundër korrupisonit. 15 zyrtarë të lartë të hequr deri tani

Shumë zyrtarë të lartë ukrainas janë shkarkuar ose kanë dhënë dorëheqjen gjatë katër ditëve të fundit pas akuzave për korrupsion.

Gjithsej 15 zyrtarë të lartë kanë lënë postet e tyre që nga e shtuna, gjashtë prej të cilëve kanë pasur akuza për korrupsion nga gazetarët dhe autoritetet e Ukrainës kundër korrupsionit, raportoi The Guardian të martën.

Vala e ndryshimeve filloi të shtunën kur zëvendësministri ukrainas i Infrastrukturës, Vasyl Lozinskyi, u arrestua nga hetuesit anti-korrupsion dhe u shkarkua nga posti i tij. Ai u akuzua nga prokurorët kundër korrupsionit për fryrjen e çmimit të pajisjeve dimërore, duke përfshirë gjeneratorët, dhe dyshohet se kështu ka “avulluar” 400,000 dollarë. Hetuesit gjetën gjithashtu 38,000 dollarë para të gatshme në zyrën e Lozinskyit.

Pas ndalimit të Lozinskyit, Zelensky u zotua në një fjalim të tij se do të ketë qasje me tolerancë zero ndaj korrupsionit, një problem që ka pllakosur Ukrainën që nga pavarësia.

Lexo më shumë  SHBA/ Republikanë e demokratë kërkojnë sqarime për ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal

“Dëshiroj të jetë e qartë, nuk do të ketë kthim në mënyrën se si kanë qenë gjërat më parë”, ka thënë Zelensky.

Zelensky tha gjithashtu të dielën se do të merreshin “vendime” për çështjen e korrupsionit këtë javë, pa specifikuar se cilat do të ishin ato. Bashkimi Evropian ka thënë se Ukraina duhet të përmbushë standardet kundër korrupsionit përpara se të bëhet anëtare.

Që nga fjalimi i Zelenskyt, katër zyrtarë të tjerë të lartë të implikuar në skandale të veçanta korrupsioni janë shkarkuar ose kanë dhënë dorëheqjen.

Lexo më shumë  ISW: Ofensiva e madhe ruse do të përfundojë në prill dhe nuk do të jetë e suksesshme

Aty përfshihen Vyacheslav Shapovalov, zëvendësministri i Mbrojtjes, nën mbikëqyrjen e të cilit thuhet se janë nënshkruar kontrata të supozuara ushqimore. Ai nuk ka pranuar asnjë keqbërje. Kyrylo Tymoshenko, nënkryetari i administratës presidenciale të Ukrainës, i cili u kap nga gazetarët duke drejtuar një veturë që i përkiste biznesmenëve të shquar ukrainas, gjithashtu ka mohuar çdo keqbërje. Pavlo Halimon, nënkryetari i partisë politike të Zelenskyt, i cili nuk ka komentuar provat e fundit të paraqitura nga gazetarët se ai bleu një shtëpi në Kiev mbi mundësitë e tij.

Gjithashtu u shkarkua Oleksiy Symonenko, zëvendësprokurori i përgjithshëm i Ukrainës, i cili shkoi me pushime në Spanjë në fund të dhjetorit me një Mercedes në pronësi të një biznesmeni të njohur ukrainas.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

AlbanianEnglishFrenchGermanItalianPortuguese