BallinaLajme

VIDEO/ Fillon ‘represioni’ policor, efektivët ndalojnë të rinjtë, kontrolle për mjete piroteknike

Në orën 18:00 të ditës së sotme pritet të rinis dhe dita e tretë e protestës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha. Dorëheqja e ministrit Sandër Lleshaj duket se nuk i ka përmbushur pritshmëritë e protestuesve të cilët kërkojnë dhe largimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm, Ardi Veliu.

Policia e Shtetit ka po zhvillon lokalizimin në terren në mbrojtje të institucioneve shtetërore, ndaj të cilave shfryhet mllefi i të rinjve për ngjarjen e rëndë.

Lexo më shumë  Kurti uron Plenkoviqin: Kosova e vlerëson miqësinë me Kroacinë

Në një video të siguruar na Faxweb, shihen një grup efektivësh të cilët ndalojnë për kontroll disa të rinj që po grumbullohen për protestë.

Kontrolli po ushtrohet për lëndë plasëse piroteknike, të cilat mund të përdoren nga të rinjtë ndaj uniformave blu.

YouTube player

YouTube player