Bota

VIDEO/Civilët ukrainas mundohen t’i ndalin tanket ruse me duar

Rezistenca kundër pushtimit nga Rusia, në Ukrainë s’po bëhet vetëm me armë.

Dhjetëra civilë ukrainas janë incizuar së fundmi teksa janë përpjekur t’i ndalin tanket ruse me duar.

Disa prej tyre mundohen t’i ndalin edhe duke i kapur për tyte tanket.

Videoja është publikuar nga Forcat Tokësore të Ushtrisë Ukrainase.

Një video tjetër që tregonte të premten një ukrainas që përpiqej të ndalte kolonën ushtarake ruse, u bë virale në rrjetet sociale.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *