Bota

(Video) Breshëri të shtënash me tanke e raketa, “Zëri i Amerikës” publikon pamjet: Rusia nis stërvitjet ushtarake në Bjellorusi

Rusia filloi të enjten stërvitjet ushtarake në Bjellorusi, ndërsa Britania nisi përpjekjet e reja diplomatike mbi krizën rreth Ukrainës, duke paralajmëruar Moskën se lufta me fqinjin e saj do të ishte katastrofike për Rusinë, Ukrainën dhe Evropën.

Pamjet e publikuara nga ministria ruse e Mbrojtjes të enjten shfaqën tanke dhe sisteme raketash që po përdoren në stërvitje si dhe avionë ushtarakë në vendndodhjen e paidentifikuar të stërvitjeve në Bjellorusi.

Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se Rusia mund të sulmojë Ukrainën pas grumbullimit të trupave pranë kufijve të saj dhe kanë akuzuar Moskën për rritjen e tensioneve duke mbajtur stërvitje të përbashkëta ushtarake në Bjellorusi, ndërsa NATO thotë se është dislokimi më i madh i trupave që nga Lufta e Ftohtë.

Lexo më shumë  Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku

Rusia mohon planifikimin e një sulmi dhe thotë se ka të drejtë të lëvizë trupat e saj, siç e sheh të arsyeshme në territorin e saj dhe atë të aleatëve, sipas marrëveshjes mës tyre. Ajo thotë se stërvitjet e saj ushtarake janë të natyrës mbrojtëse.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha javën e kaluar se Rusia pritej të vendoste 30,000 trupa në Bjellorusi, forcat e operacioneve të psoacmë Spetsnaz, avionë SU-35, sisteme të mbrojtjes ajrore S-400 dhe raketat Iskander me aftësi që të bartin koka bërthamore.

Lexo më shumë  Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku

Ukraina filloi të enjten stërvitjet e saj që do të zgjasin sa ato të Rusisë, deri më 20 shkurt.

Forcat ukrainase, numri i të cilave nuk është bërë i ditur, do të përdorin dronët Bayraktar dhe raketat antitank Javelin dhe NLAW, të siguruara nga partnerët e saj. Kievi do të marr një dërgesë shtesë të ndihmës ushtarake amerikane më vonë të enjten./VOA

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *