Sport

Shqipëria dhe Kosova “ngjisin shkallët” në renditjen e FIFA-s, Argjentina e katërt

Shqipëria dhe Kosova vazhdojnë ngjitjen e tyre në renditjen e FIFA-s. Për muajin janar kuqezinjtë e Edi Rejas dhe janë ngritur me një pozicion, duke u renditur në vendin e 65-të.

Edhe Kosova nga krahu tjetër ka ngjitur dy shkallë dhe tani pozicionohet në vendin e 109-të, pozicioni më i mirë i tyre në renditjen e FIFA.

Lexo më shumë  Shënohet 81-vjetori i lindjes së Ukshin Hotit, Kurti: Detyra e tij ishte t’ia thotë të vërtetën popullit

Sa i përket tre vendeve të para në renditje nuk ka asnjë ndryshim me Belgjikën të parën, Brazili i dyti dhe Franca e treta.

Interesante është se Argjentina i ka “rrëmbyer” vendin e katërt Anglisë e cila në këtë mënyrë zbret në vendin e pestë.

Më pas deri në vendin e dhjetë nuk ka asnjë ndryshim. Gjermania është përmirësuar me një pozicion dhe tani renditet e 11-ta.

Lexo më shumë  E konfirmon Hajrulla Çeku, punimet në “Fadil Vokrri” po shkojnë drejt fundit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *