Bota

Video/ Borëpastruesja bën kërdinë, shkatërron 47 makina, plagosen 12 persona

Teksa po pastronte autostradën nga dëbora, shoferi i borëpastrueses e  teproi “pak”me shpejtësinë e mjetit, duke hedhur kështu me vrullë borën në drejtimin e kundërt, nga ku po vinin makina.

Kjo pakujdesi e shoferit të borëpastruese ka shkaktuar kaos në autostradë, duke bërë të pa mundur shikueshmërinë në rrugë, me shoferët e makinave që humbën kontrollin.

Mësohet se nga rrëmuja që u shkaktuar, 47 makina kanë pësuar dëme, ndërsa 12 persona kanë shkuar në spital me plagë jo të lehta.

Lexo më shumë  Forcat ukrainase godasin depot e municionit të ushtrisë së Putinit në rajonin e Luhanskut
YouTube player

Dëmtimet e automjeteve variojnë nga thyerja e xhamit të përparmë, deri tek deformimet e shumta nga përplasjet mes tyre, si pasojë e shikueshmërisë së kufizuar nga  masat e borës që binin mbi to.

Ndërkohë autoritetet përkatëse  njoftojnë se do të dëmshpërblejnë drejtuesit e makinave që janë dëmtuar.

Ngjarja ka ndodhur të dielën e 23 janarit në Ohio, SHBA.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player