Bota

Rusia “fundos” Navalnyn/ Kritiku i Kremlinit është futur në listën e terroristëve

Rusia duket se i ka dhënë goditjen e fundit kritikut të saj, tashmë të burgosur, Aleksei Navalny.

Kremlini njoftoi të martën se e ka futur aktivistin në listën e terroristëve dhe ekstremistëve, së bashku me 5 bashkëpunëtorë të tjerë.

Sipas autoriteteve ruse, pesë aktivistët dhe Navalny do të trajtohen njësoj me talibanët, apo ekstremistët e Shtetit Islamik.

Sipas vendimit, edhe bashkëpunëtorët e Navalnyt mund të arrestohen dhe të burgosen.

Lexo më shumë  Edhe një shtet tjetër njeh Palestinën. Sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Sipas ligjeve të Rusisë, llogaritë bankare të Navalnyt dhe aktivistëve të tjerë do të bllokohen menjëherë.

Dy javë më parë, në listën e terroristëve dhe ekstremistëve u shtuan dy bashkëpunëtorët e ngushtë të Navalnyt, Leonid Volkov dhe Ivan Zhdanov.

Në vitin 2021, Gjykata e Moskës shpalli ekstremistë të gjitha organizatat e lidhura me Navalnyn, duke iu përjashtuar mundësinë për të marrë funksione në administratën publike ruse.

Kritiku i Kremlinit, Navlany u arrestua pasi u kthye nga Gjermania në Rusi në 2020 pas helmimit me agjentin nervor Noviçok, për të cilin ai akuzon drejtpërsëdrejti presidentin rus Vladimir Putin.

Lexo më shumë  Ukrainasit nisin 100 mijë dronë drejt trupave ruse: “Po na djegin, ju lutem na ndihmoni”

Navalny, i cili formoi një fondacion antikorrupsion u dënua vitin e kaluar për shkelje të masës së lirimit me kusht që iu vu në 2014, pas një dënimi për përvetësim parash në mënyrë të parregullt.

Rruga Press

YouTube player