KryesoreLajme

Vëzhguesi i PE-së: Askund s’kam parë parregullsi si në zgjedhjet në Serbi, të përsëriten votimet në Beograd

Deputeti socialist dhe demokrat Andreas Shider ka thënë të mërkurën se nuk ka parë kurrë parregullsi sikurse në zgjedhjet e fundit në Serbi dhe kërkoi përsëritjen e tyre në Beograd.

“Kam vëzhguar shumë zgjedhje, por ato që u zhvilluan në Serbi ishin larg çdo standardi evropian”, tha Shider për N1, i cili ishte gjithashtu anëtar i misionit të Parlamentit Evropian që vëzhgoi zgjedhjet në Serbi.

Ai mendon se do të ishte e nevojshme të bëhet një hetim ndërkombëtar, ose së paku të përsëriten zgjedhjet në Beograd, por në kushte të reja. Ai shtoi se në Serbi është problem i madh të kryhet një hetim i pavarur dhe i hapur, sepse ndarja në shoqëri është e thellë dhe sistemi gjyqësor dhe media shtetërore nuk janë mjaftueshëm të pavarura.

Lexo më shumë  Ministri Aliu siguron se punimet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë do të përfundojnë brenda afateve

Shider tha se dita e zgjedhjeve në Serbi ishte shumë specifike dhe se vëzhguesit e huaj tashmë ishin të informuar nga misioni parazgjedhor se kushtet nuk ishin të barabarta, se presidenti Aleksandar Vuçiq dhe Partia e tij Progresive Serbe ishin të përfaqësuar në mënyrë disproporcionale në mediat shtetërore, ndërkohë që opozita kishte qasje të kufizuar, si dhe se njerëzit silleshin në zgjedhje nga jashtë.

Ai shprehu besimin se të paktën në zgjedhjet në Beograd, rezultati do të ishte ndryshe nëse zgjedhjet do të ishin organizuar më mirë dhe do të kishte pasur më pak mashtrime.

Lexo më shumë  Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

“Së pari, më lejoni të jem i qartë, kjo nuk është në përputhje me standardet evropiane, kjo është larg çdo standardi. Unë kam vëzhguar shumë zgjedhje, këto janë larg standardeve me të cilat jemi mësuar. Ata që kanë pushtet dhe kontroll mbi këto zgjedhje po shkojnë keq dhe nuk po punojnë në interes të vendit të tyre”, tha Shideri, raportoi mediumi serb “BETA”.

Rruga Press

YouTube player