KryesoreLajme

Policia e Kosovës, ndër më të suksesshmet e rajonit sa i përket zbulimit të veprave të rënda penale

Policia e Kosovës gjatë viteve 2021 dhe 2022 ka pasur zbulueshmëri 100% të rasteve të vrasjeve të rënda, ndërsa një rezultat të ngjashëm ka arritur edhe gjatë këtij viti.

Këto statistika i ka publikuar ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, i cili ka lavdëruar punën e Policisë së Kosovës.

“Policia e Kosovës është duke bërë punë të jashtëzakonshme në zbulimin e veprave të rënda penale. Për vrasjet në vitin 2021 dhe 2022 zbulueshmëria ka qenë 100%, kjo është një e dhënë që ne duhet të vlerësohet”, ka thënë Sveçla në konferencën për media bashkë me drejtorin e përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha.

Lexo më shumë  Reuten: Presidenti serb Vuçiq destabilizon rajonin

Ai tha se për këtë vit janë pesë raste për të cilat duhet të punohet më shumë.

“Kemi ekipe që po punojnë që këto raste të hetohen dhe kryerësit e motivet të zbulohen sa më shpejt, janë pesë raste që duhet të punojmë edhe më shumë të arrijmë zbulueshmërinë 100%. Po flasim për sukseset që nuk mund të gjeni në asnjë vend tjetër”, tha Sveçla.

Lexo më shumë  Serwer e Stradner japin alarmin nga SHBA për rrezikun që vjen nga Vuçiqi

Rruga Press

YouTube player