Lajme

Vendosi 3 vite rresht veton/ Kryeministri i Holandes tregon çfarë ndryshoi tani

Kryeministri i Holandës Mark Rutte sot nga Tirana tha se rritja e bashkëpunimit në shumë fusha në vitet e fundit bëri që të ndryshonte mendimin për hapjen e negociatave për Shqipërinë duke kërkuar mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

“Kemi një marrëdhënie shumë të ngushtë në këto dy vite në luftën kundër krimit, bashkëpunimit dhe drejtësisë, kjo ka ndërtuar besim, por edhe të qenit rigoroz dhe të drejtë. Ne i shikojmë gjithmonë raportet e KE-së ku qëndronte Shqipëria për reformën në drejtësi. Progresi që është arritur në 5 vitet e fundit ka qenë kaq i madh sa e bëri të mundur për ne të themi “PO”.

Jemi sprapsur për të thënë “JO” kjo nuk është vetëm cështje e krimit të organizuar, por edhe ekonomisë dhe zbatimit të ligjit. Ne duam që rajoni të ketë perspektivën e integrimit, por edhe sepse të tjerë të përfitojnë, gjë që ne nuk e duam. Por edhe fakti që nën udhëheqjen e Ramës janë ndërmarrë kaq shumë hapa” tha ai.

Lexo më shumë  Kosova dhe Ukraina në shënjestër të dezinformatave serbo-ruse gjatë javës që lamë pas

Rama tha se në bisedën mes tyre folën edhe për nismën e “Ballkanit të Hapur”. “Vizita ka edhe një rëndësi që shkon përtej marrëdhënieve bilaterale. Ne e shikojmë Holandën si një nga vendet që ka më shumë për të mësuar, si histori suksesi. Ne kemi folur edhe për procesin e Berlinit dhe Ballkanin e Hapur dhe lindjen e nismave për të shtuar komunikimin brenda rajonit që të kenë sukses.

Nuk do të gjeja një arsye për të fajësuar BE-në, pasi procesi i zgjerimit është i komplikuar, pasi ka hyrë në një fazë që ka shumë kompleksitet. Unë do të thosha që kemi shumë nevojë për BE, BE-së nuk i duhet një Ballkan Perëndimor ku ka konflikte, apo ndjenja e mërzisë apo tradhtisë të prevalojë, ku forca të tjera të gjejnë terren, pasi ne jemi brenda BE-së.

Lexo më shumë  Maqedonci publikon pamje të ushtrimeve që po kryen Komanda e Forcave Tokësore

Sa i përket atyre që shikojmë në rajon, që nuk janë shenja të mira, as në Bosnje, as në Mal të Zi, as Maqedoni as kufirin me Kosovën janë një arsyet për të shtuar forcat dhe rritur bashkëpunimin. Ballkani i hapur nuk është çelës magjik, por mekanizëm që i shërben këtij qëllim”.

Mark Rutte u kërkoi edhe vendeve të tjera që të bëhen pjesë e Ballkanit të Hapur. “Është një cështje e vendeve të Ballkanit Perëndimor, por është një mënyrë për ta përjetuar dhe për të qenë si pjesë e tregut të përbashkët, por ka edhe elementë pozitive që vijnë nga kjo nismë dhe e kuptoj që kemi Serbinë dhe Maqedoninë, të tjerët mund të bashkohen” tha ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *