Sport

Rangnick, kandidat për ta zëvendësuar Solskjaerin

Gjermani Ralf Rangnick po shihet si kandidati më serioz për ta zëvendësuar Ole Gunnar Solskjaerin në krye të Manchester Unitedit.

Solskjaer është nën presion të madh dhe mund të shkarkohet për shkak të rezultateve të dobëta këtë edicion.

Krerët e Unitedit po e shohin Rangnickun si personin e duhur për ta marrë drejtimin e skuadrës dhe pritet së shpejti t’i nisin kontaktet me 63-vjeçarin.

Aktualisht, Rangnick është i angazhuar te Lokomotiva e Moskës, por si drejtues i zhvillimit sportiv të lojtarëve.

Ai këtë vit u angazhua nga ekipi rus kurse më herët ka punuar si trajner te RB Leipzigu, Schalke, Hoffenheimi, Hannoveri e Stuttgarti.

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *