Lajme

Vendi ku u zhduk Ervis Martinaj në Tiranë, doli nga pallati me syze të zeza, hipi në “Audi A8″ dhe…

Një kamera sigurie në zonën e Zogut të Zi në Tiranë ka fiksuar ato që cilësohen si pamjet e fundit të personit të shumëkërkuar Ervis Martinaj. Ai ka hipur në një automjet Audi dhe është larguar në drejtim të Laprakës duke humbur gjurmët në orët e pasdites së datës 8 gusht.

Ora News” zbulon vendin e fundit nga ku humbi çdo kontakt me familjarët dhe miqtë biznesmeni i lojërave të fatit, Ervis Martinaj.

Rreth orës 18:30 të pasdites së 8 gushtit 2022, Martinaj ka dalë nga ambientet e këtij pallati që ndodhet pas një qendre tregtare në zonën e “Zogut të Zi” dhe më pas ka hipur në makinën tip “Audi A8”.

Sipas burimeve të policisë kriminale që po heton rastin e zhdukjes së Martinaj, silueta e tij është kapur nga një kamera afër këtij lavazhi në Tiranë.

Pamjet filmike të sekuestruara nga policia, tregojnë Martinajn që shfaqet duke ecur me shpejtësi, ndërsa mbante syze të errëta dielli.

Lexo më shumë  Sot takimi i radhës në Bruksel

Ai ka hipur në makinën tip “Audi A8” dhe është larguar në drejtim të zonën së pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, duke dalë në rrugën “Dritan Hoxha”.

Për shkak të errësirës, drejtuesi i makinës nuk është identifikuar nga ana e policisë. Pas këtij momentit të shënuar në mbrëmjen e datës 8 gusht, Ervis Martinaj, ka humbur çdo.

Policia ka zbuluar se Martinaj, ka qëndruar në një apartament që ndodhet pas qendrës tregtare në Tiranë.

Policia ka zbuluar se dy njerëzit e fundit që kanë shoqëruar Ervis Martinaj në datën 7 dhe 8 Gusht 2022, kanë qenë punonjësi i policisë Jeton Lami dhe një vajzë.

YouTube player

Jeton Lami, tashmë është arrestuar me urdhër të prokurorisë së Laçit, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. Ndërsa në asnjë moment, nuk ka pranuar të flasë rreth fatit të Ervis Martinaj dhe shoqërimit të tij me këtë person që kërkohet prej 4 muaj nga prokuroria e posaçme SPAK.

Lexo më shumë  Biserko: Vuçiqi me qëllim nuk po i zbaton marrëveshjet

Nga ana tjetër në pyetje është marrë dhe vajza e cila ka treguar se ka qëndruar vetëm një natë nën shoqërinë e Ervis Martinaj, në një hotel në Durrës.

Por mëngjesin e 8 Gushtit, janë ndarë me të, ku ajo ka shkuar në shtëpi ndërsa nuk ka pasur dijeni se ku ka shkuar Ervis Martinaj që ndodhej në shoqërinë e punonjësit të operacionales Jeton Lami.

Ka shumë gjasa që Martinaj të jetë sjellë në Tiranë pikërisht nga Jeton Lami dhe mbrëmjen e 8 gushtit, sërish Lami e ka marrë me makinë dhe nuk dihet se ku kanë shkuar.

Prej 18 Majit 2022, Martinaj rezulton i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme SPAK, në kuadër të operacionit “Plumbi i artë” për akuzën e “Sigurimit të mjeteve për të kryer vrasje” në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, në dëm të Endrit Dokles, anëtar ky i një grupimi në Durrës dhe Tiranë, që njihet si “banda e Durrësit”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *