Lajme

Kurti: Kosova ka treguar vullnet për t’u angazhuar në dialog parimor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorët dhe përfaqësuesit e misioneve në Kosovë të shteteve anëtare të NATO-s, BE-s, si dhe ata të Japonisë e Zvicrës.

Kurti në takim bisedoi lidhur me takimin në Bruksel më 18 gusht që pati me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi. Kurti tha se Kosova ka treguar vullnet e gatishmëri për t’u angazhuar në dialog parimor.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti kërkon mbështetjen e Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në KiE

“Kryeministri Kurti ritheksoi se Republika e Kosovës ka treguar vullnet dhe gatishmëri për t’u angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë, drejt një marrëveshjeje që në qendër ka njohjen reciproke. Ai prezantoi elementet e gjashtë kapitujve të Kornizës së Përgjithshme të marrëveshjes së ardhshme me Serbinë, për normalizim të plotë të marrëdhënieve me njohje reciproke në qendër. Në këtë takim, që pason atë të djeshmin me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe të shteteve të QUINT-it, u bisedua edhe për proceset e çështjet lidhur me dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, thuhet nga Zyra e Kryeministrit.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: VV-ja vazhdon luftën kundër fashizmit të sotëm brenda e jashtë vendit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *