Opinion/Aktualitet

Veliajt i ngelin b*let në dorë

As policia, as tatimet, as kërcënimet madje as gjuha vulgare dhe prej horri nuk i bëri punë kryetarit të Bashkisë së kryeqytetit Erjon Veliajt, i cili sot synonte të merrte ‘kalanë’ e parë brenda FSHF-së që është Asambleja e Shoqatës së Futbollit Tiranë.

Në garën mes kandidatit të mbështetur nga Veliaj, Eduart Prodani, dhe futbollistit dhe kapitenit legjendar të Tiranës, Krenar Alimehmeti, është shpallur fitues ky i fundit.

Veliaj përdori të gjitha mënyrat për të futur në dorë Asambenë e Shoqatës së Futbollit të Tiranës, në mënyrë që të kishte në dorë delegatët, e më pas përmes tyre të merrte në zgjedhjet e Marsit edhe kreun e FSHF-së.

‘Po mirë mor Sul që qesh me mu. Si ka mundësi që ju ka marrë dinjtetin, burrërinë. Si mund të presë robi k… e të sillet si rrotë k… ndërkohë që është njeri i futbollit ka luajtur gjithë jetën futboll. Ne nuk jemi kurva që fshihemi. Ne jemi burra. E 40 burra do shkojmë aty për ti bërë shurrën’, ëhstë vetëm një pjesë e fjalorit të psitë që kryebashkiaku i Tiranës i drejtohet legjendës bardheblu, Sulejman mema, ku i kërkon këtij të fundit votën për Eduart prodanin.

Lexo më shumë  Dialog?! Për çfarë? Për ta rikthyer Serbinë në Kosovë?

Por jo vetëm kaq, Veliaj shkon deri aty sa kërcënon me prokurori dhe SPAK jo vetëm kreun e FSHF-së, Armando Duka, por të gjithë ata që e mbështesin, ndërsa shton se për këtë qeveria, ai dhe gjithë të tjerët i kanë b*let e hekurta.

Mesa duket në fund të garës, veliajt i ngelën b*let në dorë, pasi presioni, kërcënimi shantazhet madje edhe shteti në krahë të tij, nuk mund të sjellin dot në krye të Asamblesë së Shoqatës së Futbollit Tiranë, kukullën e tyre.

Lexo më shumë  Qeveria e Ramës po i kryen punët e jashtme të Serbisë

Kujtojmë që qeveria ka nisur sulm frontal ndaj FSHF-së dhe kreut të saj Armando Duka që prej 4 vitesh, kur përballë tij vunë si kandidat të ndjerin Bashkim Fino, i cili nuk arriti dot të sjellë fitoren e shumëkërkuar për rilindasit.

Duket se ‘kalaja’ e futbollit do të mbesë edhe për disa kohë një ëndërr e paarritur për rilindasit, ku këtë herë si trofe duhet tu gëzohen vetëm b*leve të hekurta të lali Erit./boldnews.al/

Rruga Press

YouTube player