Lajme

Ambasada gjermane mbyll sektorin e vizave deri më 28 janar, nuk dihen arsyet

Duke filluar nga sot deri më 28 janar ambasada gjermane ka mbyllur sektorin e vizave. Në një postim në Facebook, ambasada njofton se të gjithë aplikuesve që u anulohet takimi, do të njoftohen me E-Mail, ndërkohë që shton se takimet  e anuluara do të zëvendësohen në shkurt ose në mars.

“Sektori i vizave do të qëndrojë i mbyllur nga sot 24.01.2022, deri më 28.01.2022. Të gjithë aplikuesit, të cilëve për fat të keq u anulohet takimi, do të njoftohen me E-Mail. Ne shpresojmë që takimet e anuluara të mund t’i zëvendësojmë sa më shpejt në muajt shkurt ose mars”.

Lexo më shumë  Këtu, as fundi nuk ka fund! Çfarë ka ngelur më pa ndodhur?

Sipas ambasadës dorëzimi i pasaportave të martën pasdite dhe të premten paradite do të zhvillohet si zakonisht, ndërsa të mërkurën nuk do të ketë  legalizime.

Ambasada kërkon mirëkuptimin e qytetarëve pa dhënë arsyet e mbylljes mbylljes dhe thotë që nuk mund t’iu përgjigjet pyetjeve mbi stadin e aplikimit.

“Ditën e mërkurë nuk do të ketë legalizime. Lutemi për mirëkuptimin tuaj! Ju lutemi, kini parasysh, që nuk mund t’ju përgjigjemi pyetjeve mbi stadin e aplikimit”.

Lexo më shumë  GJKKO urdhëron SPAK-un të kryejë hetime mbi resortin e Bashkim Ulajt në Rrjoll

Rruga Press

YouTube player