Lajme

Veliaj ligjëron paligjshmërinë, Bashkia mbron zaptuesit e pronës private, IMT nuk ndërhyn

Janë 15 bashkëpronarë që zotërojnë me certifikatë pronësie 16.950 metra pasuri pyll në zonën e Shkozës.

Sipas planit rregullues të Tiranës kjo është përcaktuar zonë arsimore dhe nuk mund të zhvillohen ndërtime për banim.  

Por një veprim i tillë që ndalohet për pronarët duket se nuk vlen për ‘të fortët’.

Në maj 2021 janë shkrepur këtë foto ku duket qartë se toka është pyll plot me pemë, ndërsa në qershor 2021 pemët janë prerë dhe është ndërtuar një pallat e madje dhe një lavazh.

“Në tokën tonë është bërë një pallat dhe një lavazh. Nga punonjësit  e IMT me 5 korrik është mbajtur procesverbali dhe me 15 korrik është vënë një gjobë 50 mijë lekë dhe është stopuar. Gjoba është vendosur  vetëm për lavazhin, për pallatin nuk shprehen fare.”

IMT Bashkia Tiranë është mjaftuar me një gjobë të faturuar për bisnesin e lavazhit, ndërsa pallati  disa metra me sipër është i padukshëm për inspektorët.

Lexo më shumë  Qeveria e re e Serbisë, komenton Biserko: Po shkon drejt izolimit

“Shteti nuk duhet të punojë me dy standarde. Si pronare po ta kisha bërë atë ndërtim do isha në burg. Po një lavazh që vjel të ardhura në tokën e pronarit dhe ti si shtet vjel gjobën, unë si pronar çfarë duhet të bëj?”

Edhe pse ligji e përcakton qartë kete shkelje ku përveç gjobës inspektorët duhet të bëjnë kërkesë për heqjen e licencës biznesit, të dalin me urdhër prishje për ndërtimin e paligjshëm dhe ta referoje çështjen në prokurori IMT e Bashkisë Tiranë shkel ligjin duke u mjaftuar vetëm me një gjobë.   

Lexo më shumë  Kurti në Studime: Të bashkuar në kujtimin e të dashurve tanë dhe përkushtimin për drejtësi

Inspektori: Çfarë letrash ke ti për pronën tate? Pse nuk ke shkuar në polici kur është bërë ajo?

Pronarja: Pse unë e kam për detyrë ta ruaj? Kam qenë jashtë, tani kam ardhur.

Mosveprimi i IMT së Bashkisë Tiranë ka bërë që palët të konfliktohen.

Në kërkesat e përsëritura pronarët e tokës i kërkojnë  që të bëjë edhe verifikimin për pallatin që po ndërtohet pas lavazhit, por  IMT vazhdon të mos shprehet dhe të mos veprojë. /ora/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *