BallinaLajme

Veliaj “drejton” edhe Kavajën! “Fusha” fiton tenderin 5 milionë euro për rregullimin e Golemit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është drejtuesi politik i Rilindjes për qarkun e Tiranës.

Dhe pasi betonizoi me mijëra leje ndertimi kryeqytetin, Veliaj ia ka vënë syrin edhe Kavajës, më saktësisht Golemit.

Disa javë më parë, Veliaj doli në krah të kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Redjan Krajli, për të parë punimet e rindërtimit të një shkolle.

Asaj kohe gjithçka u justifikua me faktin se Veliaj është drejtues politik i PS-së për zgjedhjet e 25 qershorit për qarkun e Tiranës, që mbulon edhe Kavajën dhe Golemin.

Por, duket se synimi i kryebashkiakut kanë qenë tënderat për rikualifikimin urban të Golemit, një tender me një vlerë 8 milionë euro.

Në momentin që Veliaj doli në Golem, firmat po luftonin se kush do e fitonte këtë tender. Por, pa kaluar shumë kohë, “petët” filluan të hapen dhe fitues doli as më pak e as më shumë, por kompania “Fusha”, e “preferuara” e Veliajt.

Lexo më shumë  Rastet e dhunës dhe intimidimit nga politika - Gazetarët protestojnë para Kuvendit të Shqipërisë

Sipas dokumenteve që disponon Bold News, në tenderin me objekt rikualifikim urban i zonës turistike Golem morën pjesë 17 kompani ndërtimi.

Më kryesoret në vend, të cilat kërkuan nga 4 deri në 7 milionë euro për të bërë këto punime.

Në krye të listës, pavarësisht se nuk kishte ofertën më të ulët, është kompania “Fusha”.

Kjo kompani, pronarët e së cilës njihen për miqësinë e ngushtë me Erion Veliajn, kishte një ofertë me vlerë 556 103 116 lekë pa TVSH (Me TVSH rreth 5 milionë euro).

Por, në tender morën pjesë edhe firma të tjera, ku disa prej tyre kishin një ofertë me rreth 1 milionë euro më pak.

Lexo më shumë  Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Sipas dokumenteve që disponon “Bold News” ka rezultuar se 10 firma janë s’kualifikuar nga tenderi.

Dhe, shumica janë kompani që kanë ofruar më pak se “Fusha”, duke ngritur hije të forta dyshimi se gjithçka la qenë e paracaktuar.

Për kronikë, fituesi do të rehabilitojë disa rrugë dhe fasada në zonën e Golemit. Rrugët që do të shtrohen janë pjesë e fshatrave turistikë që kanë ndërtuar oligarkët e tjerë.

Pra, nga njëra anë shteti lejoi oligarkët të ndërtonin nc bregdet dhe nga ana tjetër, po u jep sërish para’ oligarkëve që të bëjnë edhe rrugët. Marrë nga Boldnews

Rruga Press

Fotot 1 nga 4 

YouTube player