BallinaLajme

Hakohen telefonat e gazetarëve të Al Jazeera

Dhjetëra gazetarë të Al Jazeera janë sulmuar kibernetikisht me ndihmën e spyware të zbuluar nga firma izraelit NSO Group.

Detajet nga hetimet vërtetojnë se janë hakuar llogaritë e 36 pjesëtarëve të stafit, përfshirë edhe spikerat e lajmeve dhe drejtuesit. Sipas një raporti nga Citizen Lab në Universitetin e Torontos, hakimi është bërë i mundur nëpërmjet një sistemi operimi që ka depërtuar në programet e Iphone.

Lexo më shumë  Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

NSO Group i ka mohuar kategorikisht akuzat, duke thënë se nuk ka asnjë provë që ti vendosë përpara përgjegjësisë.

Sakaq, hetuesit e Citizen Lab thanë se janë gjysëm të bindur se dy nga hakuesit kanë spiunuar telefonët celularë të gazetarëve të Al Jazeera në emër të Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara.

Në korrik të vitit 2020, “Kismet” ishte një sulm i llojit “ditë zero”, që do të thotë se Apple supozohet se nuk ishte në dijeni të defektit. Ky proces vijoi në të paktën iOS 13.5.1 dhe mund të hakonte iPhone 11 të Apple, modeli i fundit në atë kohë.

Lexo më shumë  Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Rruga Press

YouTube player