Opinion/Aktualitet

Veliaj dhe Papa që nuk ia lan dot mëkatet

Nga Boldnews.al

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj takoi Papa Françeskun në Vatikan, në një ceremoni të shkurtër, por që do të vlejë gjatë për propagandën, në prag të zgjedhjeve lokale.

Veliaj e njohu Papën me lajmin për ndërtimin e monumentit të shenjtores së Nënë Terezës në Kodrat e Liqenit Artificial, ndërsa Papa Françesku vlerësoi faktin se Shqipëria ka mbrojtur hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa sot po vepron njësoj me iranianët, afganët e ukrainasit”. Ky ishte lajmi i stisur nga makineria e madhe propagandistike, duke u shoqëruar me një video nga ky takim.

Por në këtë stisje, Papa as që e ka idenë se kush është personi që po takon: “Jemi parë në Tiranë, faleminderit shumë, e kemi aprovuar ndërtimin e bustit të shenjtores Nënë Tereza”-i thotë Veliaj Papës. Në Tiranë, statuja e shenjtores ngjan si një lodër e vogël fëmijësh para kullave që të zenë frymën dhe diellin. Ky është mëkat që nuk lahet duke shtrënguar duart e asnjë kleriku, për aq kohë sa qeveris si “Zot në tokë”, duke bërë përditë keq, në shëndetin e qytetarëve dhe mungesën e shërbimeve të nevojshme.

Makineria e oligarkisë së ndërtimit ka zënë çdo hapësirë publike, duke derdhur beton e hekur dhe lënë pas dioksidin e karbonit që mbush mushkëritë e qytetarëve me kancer dhe krahas sëmundjes është edhe propaganda po aq malinje.

Lexo më shumë  Amnesty International dënon sulmin e Veliajt ndaj gazetares Ola Xama

Vërtetë në Shqipëri ka iranianë, afganë e madje edhe pak ukrainas, por nuk po ka më të rinj shqiptarë, që çdo ditë rrezikojnë jetën duke udhëtuar me gomone në Kanalin La Mansh nga Franca në Angli. Dhe ky është mekat që nuk lahet as me takimin e Papës dhe as me Ujin e Bovillës I cili nuk pihet, por e shet si ujë të pijshëm.

Po gjyhahet me aferën e frikshme të Inceneratorëve a lahen me një të shtrënguar duart me Papën? Veliaj e ka të qartë se mëkatet i shtohen dhe kur nuk ka drejtësi për t’ia kthyer në “vepër penale”, atëherë bëjnë propagandë si të “përzgjedhur” të Papës, që takon dikë që as e njeh.

Mëkati për marrjen e një jete si ajo e Ardit Gjoklajt nuk lahet dot. Adoleshenti vetëm 17-vjeçar humbi jetën në landfillin e Sharrës i copëtuar nga fadromat e kompanisë që ishte licensuar nga Bashkia Tiranë, por që nuk kishte asnjë siguri në punë. Gjynahet shtohet e bëhet mal ku po për mbetjet në Sharrë, Veliaj çdo ditë paguan 80 mijë euro për kompaninë e Klodian Zotos, i shpallur në kërkim për aferën e frikshme korruptive e mbyllur me dyshën qeveri-bashki.

Lexo më shumë  Kur do ketë Tirana guximin t’i kujtojë Athinës gjenocidin grek në Shqipëri në 1914?

Në të njëjtën kohë kur Veliaj takonte Papën, diku në Tiranë, Policia Bashkiake dhunon dhe rrëmben mallin e fshatarëve që shesin buzë rrugës, për të siguruar bukën për fëmijët e tyre. Ky mëkat që vijin e vijon pa një fund nuk lahet lehtë.

Që të takosh Papën duhet të kesh bërë të paktën një vepër në shërbim të njerëzimit, apo të jesh ndikues në jetën e qytetarëve që ajo të jetë sa më e mirë. Nëse Veliaj ka pasur për qëllim propagandën, me këtë ia ka arritur, por nëse inkosshienca e çon drejt faljes së mëkateve për atë që i ka bërë dhe po i bën Tiranës, Papa se ndihmon dot…

Shumë gjynahe janë për të larë, duhet një rrëfim i gjatë me pendesë në shpirt dhe duke iu vetëofruar drejtësisë që në jetën e përtejme të shpresosh për një vend në Parajsë, përderisa kur ke qeverisur u ke ofruar qytetarëve Ferrin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *