Lajme

Vela: Serbia po “pasivizon” adresat e shqiptarëve në Luginë, ndërsa ua lehtëson rusëve marrjen e nënshtetësisë

Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka thënë se Serbia po vazhdon me “pasivizimin” e adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Vela ka thënë se përderisa Serbia po e bën këtë veprim në Luginë të Preshevës, ajo po ua lehetëson rusëve marrjen e nënshtetësisë.

“Ndërsa Serbia ua ka lehtësuar marrjen e nënshtetësisë të huajve (lexo:rusëve), ajo po kryen spastrim etnik përmes mjeteve administrative për shqiptarët në Serbinë jugore duke “pasivizuar” adresat e vendbanimit”, ka shkruar Vela.

Lexo më shumë  Haxhiu për tri viktimat e identifikuara: 27 vjet pritje, sot familjet morën përgjigjen

Derisa kujtojmë se ka kohë që shqiptarët e Luginës së Preshevës përballen me pasivizimin e adresave.

Lexo më shumë  Konfirmohet identiteti i tri viktimave nga varrezat në Zubin-Potok, i përkasin “Grupit të Intelektualëve”

Rruga Press

YouTube player