Bota

Biden do të takohet me udhëheqësit e Japonisë dhe Koresë së Jugut më 18 gusht

Të premten Shtëpia e Bardhë ka njuftuar se presidenti i ShBA-ve, Joe Biden do të takohet me udhëheqësit e Japonisë dhe Koresë së Jugut më 18 gusht gusht në “Camp David”.

Takimi i 18 gushtit me kryeministrin japonez Fumio Kishida dhe presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, është shenja më e fundit e “ngrohjes së marrëdhënieve” midis Japonisë dhe Koresë së Jugut, ndërsa ato lëvizin për të lënë mënjanë tensionet e vjetra mes tyre. Kjo është gjithashtu një shenjë e thellimit të angazhimit të Shteteve të Bashkuara në rajonin e Azisë.

Lexo më shumë  Kroacia i merr aeroplanët që Serbia i kërkon nga Franca

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre tha përmes një deklarate se udhëheqësit “do të diskutojnë mbi zgjerimin e bashkëpunimit trepalësh në të gjithë Indo-Paqësorin dhe më gjerë”.

Temat që pritet të diskutohen në takim përfshijnë kërcënimin e paraqitur nga Koreja e Veriut, si dhe lidhjet me Shoqatën e Vendeve të Azisë Juglindore dhe me Ishujt e Paqësorit.

Ftesa erdhi pas një takimi të shkurtër që të tre udhëheqësit patën gjatë punimeve të takimit të Grupit të Shtatë vendeve më të zhvilluara në Hiroshima të Japonisë, në maj. Administrata Biden ka kërkuar lidhje më të forta ekonomike dhe të mbrojtjes midis Koresë së Jugut dhe Japonisë, ndërsa synon të forcojë rajonin kundër lëvizjeve për zgjerim territorial të Kinës, si dhe të sigurojë bashkëpunimin e tyre për të mbështetur Ukrainën në luftën kundër forcave ruse. /VoA

Lexo më shumë  Vulini: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Rruga Press

YouTube player