Vela demanton mediat serbe: Presidentja Osmani udhëtoi në Spanjë me pasaportë të Kosovës, jo të Serbisë
Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani ka demantuar lajmet në Serbi se presidentja Osmani ka udhëtuar në Spanjë me pasaportë të Serbisë.
Vela në një postim në rrjetin social X shkruan se fokusi kryesor politik i Serbisë është përhapja e gënjeshtrave për presidenten Osmani.
“Për herë të parë një Presidente e Kosovës udhëtoi në një ngjarje zyrtare në Spanjë dhe ajo u trajtua si të gjithë krerët e tjerë të shteteve që marrin pjesë në Samitin e Komunitetin Politik Evropian. Presidentja ka udhëtuar me pasaportë të Kosovës”, shkruan Vela.
Rruga Press