Lajme

Vdekja e Lear Kurtit pas shoqërimit, Spitali i Traumës: Tek ne erdhi pa shenja jete

E mbuluar me mister është vdekja e të riut Lear Kurti i cili, për fat të keq ndërroi jetë pas ndjekjes dhe ndalimit nga policia. Në të dhënat e publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore në lidhje me vdekjen e të riut Lear Kurti, i shoqëruar nga Policia në orët e vona të të mërkurës nuk përputhen me qëndrimet e personelit të Urgjencës së Spitalit të Traumës.

AMP në të dhënat paraprake, shkruan se 32-vjeçari pas shoqërimit në Komisariatin nr.3 shfaqi probleme shëndetësore dhe për këtë arsye u dërgua në Urgjencën e Traumës. Ndërkohë më tej theksohet se i riu shkoi me shenja jete edhe më pas gjeti vdekjen.

Ndërkohë gazetarja e ABC, Gerta Vasku, bën të ditur se Spitali i Traumës ka dhënë një version ndryshe nga AMP, duke thënë se i riu është sjellë pa shenja jetë në spital.

Lexo më shumë  Kryetarët e komunave të veriut të Kosovës: Grupet nacionaliste serbe kërkojnë të përshkallëzojnë tensionet

Pritet një hetim më i thelluar për të përcaktuar shkaqet e vërteta të vdekjes së të riut. Në këtë ngjarje është përfshirë edhe politika. Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se i riu është dhunuar dhe është lënë pa ndjenja nga ana e efektivëve të policisë, kjo mund t’i ketë sjellë edhe pasojat fatale. Ndërkohë dyshohet se i riu ishte me epilepsi, por këto detaje ende nuk janë vërtetuar nga ekspertiza mjekoligjore.

Njoftimi i AMP: 

Më datë 19.10.2022, rreth orës 23:07, Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Nr.3 Tiranë, gjatë kontrollit të territorit, kanë konstatuar në rrugën “Riza Cuka” një shtetas të cilit i kanë bërë thirrje për të ndaluar me qëllim për t’i kontrolluar dokumentat e identifikimit.

Sapo patrulla i kërkoi për të paraqitur dokumentat e identifikimit, shtetasi L. K., 32 vjeç është larguar me vrap. Punonjësit e policisë janë vënë në ndjekje dhe kanë arritur ta ndalojnë në rrugën “Don Bosko”, duke kryer më pas edhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë.

Gjatë shoqërimit të tij, ky shtetas ka shfaqur probleme shendetësore sapo ka mbërritur në ambientet e Komisariatit. Menjëherë është kërkuar ndihma e shërbimit të Urgjencës dhe për shkak se situata shëndetësore e tij është rënduar, ky shtetas është dërguar me mjetet e Policisë në Spitalin e Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë ka ngritur menjëherë grupin hetimor, i cili po kryen veprimet e para hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu, aktualisht po kryhen ekzaminimet mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut te vdekjes dhe në përfundim AMP do të dalë me një njoftim përfundimtar për shtyp.

Rruga Press

Lexo më shumë  Kurti njofton për 118 anëtarësime të reja në Shtime
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *