Lajme

‘Doni të na mbyllni gojën për Vuçiqin”, Shehu përplaset në Kuvend me Ballën

Seanca plenare e sotme ka nisur me debate mes deputetit të PD-së, Tritan Shehu dhe kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Në fokus të diskutimit të tyre ishte fjalimi i kryeministrit Edi Rama në  Këshillin e Evropës. Shehu e cilësoi fjalimin si ‘pocaqi’ që më shumë e dëmtoi Kosovën. Ndërkohë Taulant Balla i kërkoi ta tërheqë mbrapsht deklaratën.

Shehu e cilësoi ‘fjalim pocaqi’ që sipas tij më shumë e dëmton Kosovën. “Të dënohet gjenocidi serb në Kosovë. Ju nuk e përmendet materialet që janë depozituar. Keni frikë nga një diskutim i tillë. Tashmë është i domosdoshëm dy diskutim. Fjalim pocaqi i kryeministrit në Këshillin e Evropës, i cili më shumë dëmtoi Kosovën dhe proceset e saj të anëtarësimit. Pa goditur gjenocidin serb në Kosovë çdo veprim tjetër është i kotë”, tha Shehu.

Lexo më shumë  Thika para ligjit/ Si e shuajti Rilindja e Ramës skandalin e burrit të ministres Delina Ibrahimajt!

“Nuk mund të fshihet mjegullnaja, a t’i hapim kartat, po nëse ne bllokojmë diskutimin. Çfarë do argumentojmë, se është frika se na zemërohet Vuçiqi nëse ne ngremë çështjen e genocidit serb në Kosovë. U ndalua në mënyrë më arbitrare. Fjala që tha Balla, ishte pa përmbajtje. Nuk shprehu asgjë për rregulloren, të gjithë deputetët këtu nuk po lenë që të flasin. Hajde ta diskutojmë, debati është i gjatë. Vetëm debati mund ta bëjë këtë”, tha Shehu.

Lexo më shumë  Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *