Lajme

Berisha: Të riun e torturuan shtazërisht në makinën e policisë, e dërguan pa ndjenja në komisariat

Një 32-vjeçar i identifikuar si Laer Kurti ka humbur jetën gjatë mbrëmjes së kaluar. Policia deri tani ka informuar se i riu që u shoqërua nga efektivët me të mbërritur në komisariat nuk është ndjerë mirë dhe ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës. Por informacione të tjera vijnë nga terreni dhe këto japin indicien për një version shumë të rëndë, që i riu mund të ketë ndërruar jetë në duart e policisë.

Sipas këtyre të dhënave të Kurti ka mbërritur me shenja të rënduara shëndetësore në Komisariatin nr. 3 në Tiranë.

Ai nuk ka mundur as të futet brenda godinës për t’u marrë në pyetje, ndërsa është ulur në një karrige në oborrin e komisariatit, ku është njoftuar edhe urgjenca, ndërkohë që gjendja e të riut përkeqësohej, efektivët kanë vendosur ta shoqërojnë me automjetin e tyre, ndërsa policia thotë se gjithë ky moment është fiksuar nga kamerat e objektit.

Lexo më shumë  Peci: Pronës shtetërore i kthehen afro 10 hektarë të tjerë të tokës së tjetërsuar nga një serb

Në lidhje me ngjarjen e pak para mesnatës së kaluar, bëhet e ditur se ajo ka ndodhur rreth orës 23:07 minuta. Policia pretendon se momenti i ndalimit të Kurtit nga efektivët, ka ndodhur pranë një supermarketi në “Don Bosko”, i cili rezulton të ketë kamera sigurie në ambientet e jashtme, dhe kanë filmuar momentin e ndalimit e të shoqërimit.

Efektivët e policisë kanë mohuar të kenë ushtruar dhunë apo të ketë pasur përplasje fizike me të ndjerin, ndërsa do të jetë në duart e ekspertizës mjeko-ligjore që do hedhin dritë mbi këtë pretendim si dhe për rrethanat e ngjarjes.

Nga ana tjetër, kryetari i PD-së, Sali Berisha, reagoi në lidhje me vdekjen e 32-vjeçarit.

Berisha shkruan se ky është një krim i banditëve me uniformë, të cilët e kanë torturuar shtazërisht të riun.

POSTIMI I PLOTE

KRIM I SHËMTUAR!

Banditë me uniformë i marrin jetën të riut 32-vjeçar, Laer Kurti. Ata e torturuan shtazërisht në makinën e policisë dhe e dërguan pa ndjenja në komisariat. Vrasësit me uniformë e dërgojnë të vdekur në urgjencë. Shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe krimin e shëmtuar të kriminelëve me uniformë të Edi Ramës dhe ministrit të familjes Çuçi.

Lexo më shumë  Nis Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë – mbi 1 mijë pjesëmarrës nga 40 shtete të botës

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Përshëndetje Dr. Policia e drogës i merr jetën një tjetër të riu 32-vjeçari, i cili është ndjekur nga efektivet e drogës me vrap dhe pasi e kanë futur në furgon, me shumë mundësi ai është goditur nga banditët me uniformë, në momentin që ka shkuar ke komisariati nr. 3, aty ai ka humbur ndjenjat. Sipas burimeve tona, banditët që i morën jetën djalit nuk lajmëruan ambulancën siç e kërkon protokolli, por e kanë dërguar me makinën e policisë pranë ambienteve të Traumës! I riu quhet Laer Kurti!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *