Lajme

Vdekja e katër rusëve në Shqipëri, prokurorët kërkojnë dëshminë e ekspertëve që përpiluan dosjet shkencore për ngjarjen

Një nga çështjet më komplekse që është regjistruar në prokurorinë e Kavajës, siç është dosja e vdekjes misterioze të 4 turistëve Rusë në një hotel të Golemit, vijon të qëndrojë e mjegullt, për sa i përket zbardhjes së rrethanave që çuan në vdekjen e 4 rusëve.

Anëtarët e familjes Ruse, Natalia dhe Sergei Burenkov, Ekaterina Burenkova dhe i fejuari i kësaj të fundit, Nikita Belousov, u gjendën të pajetë në pishinën dimërore të hotelit në Golem, ngjarje kjo që ka vënë në lëvizje të gjitha strukturat hetimore dhe inteligjente të shtetit Shqiptar.

Aktualisht prokuroria e Kavajës, që po udhëheq hetimin e këtij rasti, ka administruar të gjitha aktet e ekspertimit të kryera nga ekspertë privatë dhe shtetërorë, përfshirë dhe laboratorin toksik të Ushtrisë Shqiptare. “Ora News” mëson se duke filluar nga java e ardhshme, prokuroria do fillojë marrjen në pyetje të mbi 20 ekspertëve që kanë marrë pjesë në kryerjen e ekspertimeve të ndryshme rreth kësaj ngjarje.

Specialistë të kriminalistikës, toksikologjisë, ekspertë mjeko-ligjorë, ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik dhe ekspertët e ushtrisë, do merren në pyetje rreth kësaj ngjarje. Sipas burimeve pyetja e tyre nuk konsiston si persona që kanë dijeni për ngjarjen, por si ekspertë që duhet të japin shpjegime për aktet e ekspertimit, që ata kanë nxjerrë dhe dorëzuar prokurorisë së Kavajës, për llogari të kësaj dosje të vështirë.

Lexo më shumë  Afrimi i Kinës me Rusinë dhe bashkërendimi kundër Amerikës, Xi do të vizitojë Serbinë

Ekspertët, duhet tu shpjegojnë prokurorëve se çfarë rezultati është arritur në aktet e ekspertimit të tyre, në çfarë standardi është kryer ekspertiza dhe a kanë konstatuar elementë kriminalë në konkluzionet e ekspertimit.

Hetimi i kësaj çështje që ka nisur për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese” të një ose më shumë personave, konsiderohet si më komplekse për prokurorinë Shqiptare. Sipas një ekspertize të përpiluar nga, Instituti i Mjekësisë Ligjore, shkaku fillestar i humbjes së jetës së anëtarëve të familjes ruse prania e monoksidit të karbonit në mushkëri, në masën mbi 75 për qind”. Kjo ekspertizë ka rrëzuar dyshimet e ngritura më herët nga prokuroria, se vdekja mund të kishte ardhur nga përdorimi i tepruar i klorit në pishinë. Ndërsa prezenca e monoksidit të karbonit në zonën ku qëndronin rusët, është shkaktuar nga kaldaja e hotelit.

Sipas dosjes hetimore, katër shtetasit rusë kishin mbërritur në Shqipëri si turistë. Së bashku me miq të tjerë, ata kishin qenë në Ohër të Maqedonisë së Veriut ku dhe kishin drekuar, ndërsa darkën kishin vendosur që ta kalonin në kompleksin turistik në Qerret të Kavajës.

Lexo më shumë  “Vuçiqi u tensionua kur na pa dhe si i pafytyrë doli nga salla”, Vasfije Krasniqi flet pas mbledhjes në KS të OKB-së

Madje gjatë ditës, ata kishin rezervuar me telefon dhomën e saunës me xhakuzi që ndodhet në katin e nëndheshëm të hotelit.

Rruga e kthimit nga Ohri bëri që rusët të vinin me vonesë në Qerret. Ata u akomoduan rreth orës 20:30 dhe kërkuan që të kishin privatësi në sauna.

Bazuar në dëshmitë e punonjësve të hotelit, mësohet se katër turistët nuk kanë kërkuar të konsumojnë as pije dhe as ushqime nga hoteli. Recepsionistja tregon se i ka pyetur nëse dy çiftet dëshironin të konsumonin pije, por ata kanë refuzuar.

Orë më vonë, thirrjet e miqve të tyre ukrainas bënë që pjesëtarët e stafit të hotelit të zbrisnin sërish për të parë se ç’kishte ndodhur me dy çiftet, por u përballën me katër trupa të pa jetë.

Rruga Press

YouTube player