Lajme

Bashkimi Europian nxit hetimin e aferës së inceneratorëve në parlament

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguar në një postim në Twitter, për zgjatjen e afateve të punës së komisionit hetimor parlamentar për inceneratorët deri më 25 shkurt.

“E rëndësishme është që puna e Komisionit Hetimor të Parlamentit për inceneratorët të vazhdojë. Transparenca dhe llogaridhënia janë parimet kryesore të BE-së. Lufta kundër korrupsionit është një prioritet kryesor për BE dhe për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në BE” – shkruan Soreca në rrjetet sociale.

Lexo më shumë  Deputeti finlandez: Serbia nuk mund të ndikojë te shumica e shteteve kundër Kosovës në KiE

Këshilli i Rregullores dhe Mandateve i dha të drejtë opozitës për afatin kohor të punës së komisionit hetimor për inceneratorët duke i njohur si afat ligjor fundor datën 25 shkurt.

Mazhoranca u tërhoq nga pretendimi i saj për datën 28 janar. Shtyrja e hetimit u përshëndet edhe nga ambasadorja Yuri Kim.

Rruga Press

YouTube player