Bota

Vazhdon beteja për Mariupolin

Forcat ukrainase po luftojnë kundër Rusisë në qytetin port të rrethuar të Mariupolit, thonë zyrtarët, pavarësisht disa raporteve që sugjerojnë se beteja po i afrohej fundit, shkruan BBC.

“Betejat për Mariupolin vazhdojnë”, thotë nënkryetari i bashkisë, Serhiy Orlov për BBC.

Më herët, një udhëheqës militant i mbështetur nga Moska në Ukrainën lindore tha se forcat e tij kishin kontrollin e portit të qytetit.

Lexo më shumë  ShBA- ja paralajmëron Poloninë: Moska po përgatitet për provokim të armatosur! Duan të testojnë NATO-n

“Për sa i përket portit të Mariupolit, ai është aktualisht nën kontrollin tonë,” thotë Denis Pushilin, kreu i të ashtuquajturës republikë popullore Donetsk, cituar nga agjencia ruse e lajmeve Interfax dhe RIA Novosti.

Mariupoli ka pësuar peshën e madhe të sulmeve të vazhdueshme ruse gjatë luftës – dhe është kyç për fushatën ushtarake të Moskës në Ukrainë.

Rruga Press

Lexo më shumë  Në mungesë të ushtarëve, Rusia po rekruton me forcë burra për të luftuar në Ukrainë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *