Bota

​Komshiqi i bën thirrje Schmidtit të shfuqizojë ligjet e Republikës Srpska

Anëtari kroat i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Zeljko Komshiq ka komentuar sanksionet e qeverisë britanike ndaj Milorad Dodikut dhe presidentes së RS-së Zeljka Cvijanoviq.

Ai vlerësoi se “ky është një mesazh i qartë që thotë se çfarë mendojnë autoritetet britanike për aktivitetet antishtetërore të politikanëve nga Republika Srpska”.

“Sanksionet e Britanisë së Madhe kundër Milorad Dodikut dhe Zeljka Cvijanoviqit për përpjekjet për të marrë në mënyrë të paligjshme dhe jokushtetuese kompetencat shtetërore nga entiteti i Republikës Srpska janë një mesazh i qartë që thotë se çfarë mendojnë autoritetet britanike për aktivitetet antishtetërore të politikanëve të Republikës Srpska”, ka thënë Komshiq, shkruan B92.

Lexo më shumë  Polonia do të shpenzojë rreth 2.5 miliardë dollarë për të siguruar kufirin e saj lindor, thotë Tusk

Ai shtoi se ky ishte edhe një mesazh i qartë për Përfaqësuesin e Lartë në BeH, Christian Schmidt, që të mos hezitojë fare dhe t’i japë fund menjëherë ligjeve antikushtetuese që minojnë shtetin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *