Lajme

Vau i Dejës/ Banorët në protestë pas vdekjes së dy qytetarëve: Kërkojnë shërbime më të mira shëndetësore

Banorët e Vau i Dejës kanë dalë në protestë, duke kërkuar përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në zonë.

Protesta zhvillohet pranë Spitalit të Vau i Dejës dhe vjen pas humbjes së jetës së David Dedës dhe Sokol Prekës, të cilët humbën jetën pasi ranë në kontakt me rrymën elektrike në fshatin Karmë.

Lexo më shumë  Qiratë në Shqipëri u rritën dy herë më shpejt se mesatarja e BE-së

Qytetarët shprehen të shqetësuar për situatën e shërbimeve shëndetësore në zonë dhe kërkojnë që institucionet përgjegjëse të marrin masa për përmirësimin e tyre.

Banorët kërkojnë më shumë vëmendje dhe garanci për ofrimin e shërbimit shëndetësor, veçanërisht në raste emergjencash, duke ngritur shqetësimin për mënyrën se si trajtohen situata të tilla në zonë.

Protesta vijon pranë ambienteve të Spitalit të Vau i Dejës.

Lexo më shumë  ARRSH falsifikoi dokumentat e tenderit 50 mln euro të mirëmbajtjes për të fshehur krimin, çështja shkon në SPAK

Rruga Press

YouTube player