KryesoreLajme

‘3 muaj pa ambulancë’/ Protesta në Vaun e Dejës: Mungesa e shtetit po na kushton jetën

Pas tragjedisë ku humbën jetën dy të rinj, David Deda dhe Sokol Preka, qytetarët e Vaut të Dejës kanë dalë në protestë para qendrës shëndetësore, duke kërkuar përgjegjësi dhe rikthimin e shërbimeve urgjente në zonë.

Një prej protestuesve ngriti shqetësimin për gjendjen e shërbimit shëndetësor, duke deklaruar se prej rreth tre muajsh Vau i Dejës nuk

Ai u shpreh se në rastin e dy të rinjve që humbën jetën pas kontaktit me energjinë elektrike në fshatin Karmë, ambulanca është nisur nga Shkodra dhe ka mbërritur pas rreth një ore e gjysmë. “Kjo është mungesa e madhe e shtetit”, u shpreh protestuesi.

Banorët kërkojnë që qendra shëndetësore e Vaut të Dejës të kthehet në një urgjencë funksionale, me mjekë 24 orë, ambulancë të përhershme dhe shërbime të plota për banorët.

Protestuesi tha se qyteti, me rreth 50 mijë banorë është lënë pa shërbim urgjence gjatë natës, ndërsa mjekët roje janë hequr prej rreth dy muajsh.

Lexo më shumë  Kriza e transportit publik, paralajmërohet reduktim me 20–30% e flotës së autobusëve nga 1 shtatori

Fjala e tij:

Kjo protestë është në shenjë humbje e dy djemve të rinj të Vau Dejës, nga fatkeqësia e madhe që ndodhi, nga mungesa e shtetit, mungesa e ambulancave, infermierëve, doktorëve e të gjithëve. Kjo qendër shëndetësore është kthyer, domethënë e hoqën të gjitha, është kthyer në një qendër nuk kemi as urgjencë, nuk kemi as ambulancë. Ka 3 muaj që s’ka ambulancë hiç ky qytet. Jemi 50 mijë banorë, 50 e sa mijë banorë, e s’kemi një ambulancë.

S’kemi një urgjencë, s’kemi një shërbim doktorësh, nuk kemi doktorë hiç. Bëjnë shërbim doktorët vetëm paraditeve edhe s’ka doktorë hiç. Kjo është mungesa e shtetit, mungesa e institucioneve, e drejtorisë Shkodër e të gjitha të tana. Në mungesë të ambulancës, 1 orë e gjysmë ka bërë ambulanca me ardhë prej Shkodre, me njoftu Shkodra me ardhë ambulanca me shku në vendngjarje.

Edhe prej mungesës së ambulancës kanë vdekë edhe çunat e rinj e të tana. Njëri i thotë Shkodrës, tjetri Shkodrës, kjo është mungesa e madhe e shtetit. Ne kërkojmë qendra shëndetësore e Vau Dejës të bëhet urgjencë. Të ketë shërbim 24 orë doktorët. Të ketë shërbime të tjera shtesë, ambulanca, urgjenca, dihet se çfarë shërbimesh ka, se ka mjekët e vet. Ne kërkojmë prej shtetit, prej institucioneve, prej të gjithëve, kërkojmë që kjo të bëhet qendër shëndetësore urgjencë.

Lexo më shumë  Dita e 32-të e protestës/ Banorët e Divjakës në shesh kundër shkrirjes së bashkisë: Qeveria përgjigjet vetëm me statuse në Facebook

Ne banorët e Vau Dejës vijmë këtu, janë vetëm infermierët. Mjek nuk ka. Vetëm infermieret çfarë i bëjnë shërbim këtu. Mjek nuk ka, mjeku është vetëm paradite. Mjek s’ka, se ka pasur mjek roje të natës, ka nja një muaj e gjysmë a dy që i kanë heq. Kanë bërë mjek rojet, i kanë heq, janë shfuqizu krejt kjo gjë këtu. Ne jemi veç me infermierë. Infermierja çfarë mund të ndihmojë, çfarë mund të bëjë. Kjo është e keqja jonë.

Rruga Press

YouTube player