Art & Kulturë

Vatikanit i shtohet një hapësirë e re për artin bashkëkohor

Në Vatikan do të shtohet një hapësirë e re dedikuar artit, me qëllim që të reflektojë diversitetin.

Biblioteka Apostolike e Vatikanit ku gjenden dorëshkrime të lashta dhe libra të rrallë, tashmë do të përmbajë edhe një ekspozitë të artit bashkëkohor, ku e reja dhe e vjetra kombinohen bashkë.

Kjo ekspozitë e quajtur “Tutti”, do të hapet për publikun në muajin shkurt të vitit 2021.

Kjo ekspozitë është frymëzuar nga apelet e shumta të Papa Françeskut gjatë vitit 2020 për kujdes ndaj mjedisit, vëllazëri më të madhe mes njerëzve dhe një rend më të drejtë social-ekonomik pas pandemisë.

Artisti Pietro Ruffo, i cili jeton në Romë, ka shndërruar një prej korridoreve të librarisë në një pyll tropikal. Arti i tij ka në bazë hartat dhe tematikën e emigracionit. Një tjetër hapësirë e librarisë mban një hartë antike të Nilit, nga i njëjti artist, i cili kësaj harte i ka dhënë një nuancë bashkëkohore.

Duke theksuar nevojën për harta të reja pas COVID-19, Papa Françesku tha: “Në këtë ndryshim që ka sjellë pandemia, njerëzimi ka nevojë për harta të reja për të zbuluar ndjenjën e vëllazërisë, miqësisë dhe të mirës së përbashkët”.

“Kemi nevojë për një estetikë të re, që nuk është pasqyrimi i zakonshëm i fuqisë së disave, por një mozaik i guximshëm i diversitetit të secilit”, thoi Papa.

Kjo ekspozitë është pjesë e vizionit të Papa Françeskut për ta hapur Vatikanin për botën. Në saj të këtij vizioni, Papa Françesku ka kthyer në muze për publikun edhe një rezidencë verore papale.

Tema e ekspozitës së re të artit është në përputhje me ndërhyrjet e shumta të Papa Françeskut në çështjet e drejtësisë sociale, që kur u zgjodh në krye të Vatikanit në vitin 2013.

Ekspozita, e cila zgjat deri më 22 shkurt, është e hapur pasditeve të së martës dhe të mërkurës. Ajo u ofron vizitorëve një mënyrë unike për të hyrë në qytetin e Vatikanit.

Vizitorët duhet që paraprakisht të kërkojnë hyrjen online, me një tarifë hyrje prej 15 eurosh.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *