Gjeopolitikë

‘Acarimi’ i marrëdhënieve me SHBA-të, a po i hap rrugë ndikimit më të madh të Rusisë në Serbi?

Përderisa para një muaj e gjysmë shpall rezolutën serbe që do të nënshkruhet nga kongresmenët amerikanë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po përgatitet edhe për takimin me presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Putin, më 25 nëntor.

Tash për tash, siç na thanë në zyrën e presidentit, takimi i dy presidentëve mbetet ende në kalendar, pasi nuk janë shënuar ndryshime.

Vuçiq për vizitën e ardhshme me gjasë do të flasë sot me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Kharchenko dhe pas disa lajmeve të pakëndshme nga Uashingtoni, lind pyetja se si do të pozicionohen Moska dhe Vuçiq nëse qëndrimi amerikan ndaj Serbisë acarohet edhe më shumë..

Bashkëbiseduesit e Danas presin që Moska, për aq kohë sa mund të përdorë investimet e saj këtu, do të tregojë se demokracia perëndimore është joefikase dhe se i takon Beogradit të përpiqet të zbusë qëndrimin negativ në rritje të SHBA-ve, duke demonstruar në mënyrë diskrete mbështetje më të madhe nga Rusia.

Dusan Janjiq, themeluesi i Forumit për Marrëdhënie Etnike, tha për Danas se ne jemi vend jodemokratike në tranzicion për Amerikën, që është një risi e pritshme në raport me qëndrimin e zyrtarëve amerikanë të një viti më parë, duke pasur parasysh se administrata e re  është kthyer në lojën sociale, demokratike liberale.

“Kjo duhet të jetë kthjellim për qytetarët dhe pushtetin në Serbi që të kuptojnë se epoka e politikës që është bërë deri më tani ka përfunduar. E kemi fjalën për populizëm, shovinizëm, etnonacionalizëm, të jemi të butë, dhe mbështetje serioze për shfaqjen e ideologjive neo-naziste dhe neofashiste – thotë Janjiq.

Ai thekson se nga Amerika do të vijnë mesazhe më të forta për nevojën e ndryshimit të qëndrimit ndaj medias, publikut dhe vlerave demokratike.

“Kjo nuk ka të bëjë vetëm me qeverinë, por edhe të gjithë ata në opozitë që mbështesin indirekt ose drejtpërdrejt këtë qeveri dhe këto vlera. Letra e kongresmenit mati saktësisht se sa larg po shkonte. Ata nuk kanë nxjerrë as argumentet më të forta, e ato janë promovimi dhe përkrahja e krimeve dhe krimeve të luftës dhe mosnjohja e ekzistencës së krimeve’ – shpjegon Janjiq.

Lexo më shumë  SHBA, Kievi dhe aleatët, refuzojnë ofertën e Putinit për armëpushim

Siç thekson ai,  opozita, nuk duhet të gëzohet që Amerika do të ndryshojë qeverinë.

I pyetur se si do të sillen Moska dhe Vuçiq në rrethana të tilla në raport me Rusinë, ai u përgjigj se fuqive të mëdha u pëlqen të punojnë me ata që kanë detyrime(debitorët).

‘ Vuçiq ka shumë premtime për Amerikën, por edhe opozitën. Boris Tadiq ka aq shumë prej tyre sa nuk duhet të paraqitemi. Fuqitë e mëdha po i detyrojnë debitorët të përmbushin detyrimet ndaj tyre. As Moska nuk është e kënaqur. Shihni vetëm veprimet ku ajo investoi dhe priste, por asgjë nuk ndodhi, nga hyrja në parlamentin e Maqedonisë së Veriut, grushti i shtetit në Mal të Zi dhe ngjarja e popullit “Nuk japim faltore”. Cili është rezultati? Maqedonia e Veriut u bashkua me NATO-n, Mali i Zi mbeti në NATO. Rusët kanë investuar dhe ‘lojtarët’ e tyre nuk janë në pushtet. Si mund të jenë të kënaqur me nënkontraktorët, të cilët ishin pjesë e strukturave serbe, kur nuk e kanë kryer detyrën’ – thekson Janjiq.

Sipas tij, ne nuk jemi në sferën e interesit të Moskës.

‘Ajo do të shfrytëzojë investimet e saj për aq kohë sa të mundet dhe do të tregojë se demokracia perëndimore është joefikase. Por Moska e ka të qartë se po e humb atë betejë. Moska nuk do të braktisë pretendimet e saj dhe nuk do të largohet nga sektori i energjisë dhe nuk do ta diskutojë më këtë qeveri. Nuk ka nevojë. Ky është një ndryshim. Marrëdhëniet e të gjithëve po ndryshojnë. Gjithçka do të varet nga ajo se  kush në Serbi  do të ketë  fuqinë politike, financat, sigurinë. Me politikën e deritanishme kanë arritur deri aty sa askush nuk i dëshiron”, thotë Janjiq.

Lexo më shumë  Aeroplani luftarak rus futet në hapësirën ajrore të Suedisë

Ndërsa analisti politik Dragomir Angjelkoviq thotë se në rast të presionit më të madh të SHBA-së ndaj Serbisë dhe thellimit të ofensivës tashmë të nisur drejt Republikës Srpska, pritet që Moska t’i japë mbështetje edhe më të madhe faktorit serb.

“Së pari, midis Serbisë dhe RS-së nga njëra anë dhe Federatës Ruse nga ana tjetër, ka vërtet marrëdhënie partneriteti dhe është e pritshme që Moska të mos na lërë në telashe. Së dyti, që realisht është edhe më e rëndësishme, rusët kanë interesat e tyre gjeopolitike dhe është në favor të tyre të tregojnë se mund të përballen me sukses me Uashingtonin dhe aleatët e ti’, thekson  Angjelkoviq.

Ai shton se për ne, po aq e rëndësishme sa është të jemi në gjendje të llogarisim në një mbështetje më të madhe nga Kremlini nëse është e nevojshme, është po aq e rëndësishme që të përpiqemi të shmangim ta bëjmë atë vërtet të nevojshme për ne.

“Sepse vendet e vogla, në lidhje me të cilat po përshkallëzohet me fuqitë e mëdha, vështirë se mund të dalin prej saj pa dëme serioze. Pra, tani i takon Beogradit të përpiqet të zbusë qëndrimin negativ në rritje të Shteteve të Bashkuara duke demonstruar në mënyrë diskrete mbështetje më të madhe nga Rusia ku mund të mbështetet, por në të njëjtën kohë duke u përpjekur të shmangë acarimin e tepruar të marrëdhënieve me fuqitë kryesore perëndimore, duke pranuar koncesione që nuk rrezikojnë interesat tona jetike kombëtare. Nuk është e lehtë për ta bërë këtë, por është e rëndësishme të punohet  me finesë”, përfundon Anhjelkoviq.

Kujtojmë se Serbia nuk ka marrë ftesë për të marrë pjesë në Samitin për Demokraci në Shtëpinë e Badhë, ndërsa një grup kongresmenësh amerikan i kanë drejtuar një letër presidentit Joe Biden, për marrjen e masave sanksionuese ndaj Serbisë për shkak të lirisë së mediave dhe korrupsionit atje.sh.o./Kosova Post/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *