Lajme

Vasili: Rama i ka dhënë dokumente të sajuara ish-agjentit të FBI-së, për të goditur kundërshtarët!

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, thotë se Rama i ka dhënë dokumente të sajuara ish-zyrtarit të lartë të FBI Charles McGronigal, i cili është nën hetim nga autoritetet amerikane.

Sipas Vasilit, këto dokumente janë dhënë për t’i dërguar në DASH dhe për të goditur kundërshtarët politikë.

Me anë të një postimi në Facebook, Vasili thotë se Rama ka gënjyer kur ka thënë se McGronigal nuk ka lidhje me të dhe qeverinë e tij.

Lexo më shumë  Mediat italiane: Presion i ri nga Rama për ‘Report’ pas akuzave për vëllain

Vasili i bën thirrje drejtësisë të bëjë detyrën, ose do të përfundojë më keq se Rama.

“Rama është shumë rëndë! Ky Rama gënjente sheshit në shtator të 2022, që Shefi i antiterrorit Charles McGronigal s’ka asnjë lidhje as me këtë vete as me qeverinë.

Fakti qe ka dale në të gjitha mediat e botës është qe i vetmi Kryeministër, qe ka lidhje kaq të shumta me Gronigal, që ka ngrenë darka me të, është takuar kaq here, i kane dhënë plot dokumente te sajuara për ti çuar ne DASH dhe per te goditur kundërshtarët politike.

Fakti është qe vetëm kryeministrit Edi Rama i del edhe emri e mbiemri megjithe bashkëpunëtorët e tij ne aktet e Grand Jury!

Drejtësi bëni detyrën se do përfundoni me keq se Rama”, shkruan Vasili.

Lexo më shumë  Garuesit e FSK-së zënë dy vendet e para në garën ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *