Lajme

Vasili: Rama besëprerë, e urren Kosovën, prandaj i ka vënë emrin një drafti jo të hartuar nga ai

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili shkruan se shqiptarët nuk kanë parë kurrë një personazh si Rama i urryer deri në palcë.

Ai shton se kryeministri shqiptar e urren Kosovën dhe se është armik i saj, duke theksuar se ka hartuar një draft sekret kundër saj.

Vasili: I perdorur gjer ne dhimbje, i urryer gjer ne palce! Hapesira shqiptare kurre nuk ka pare nje personazh si Edi Rama! Kosova kurre nuk ka menduar se mund te ekzistonte ndonje here nje kryeminister shqiptar qe do ta urrente kaq egersisht atë. Shqiptaret kurre nuk e mendonin se kryeministri i tyre do te ishte armik per vdekje i Kosoves! Drafti sekret per Kosoven nuk eshte i Rames! Rama nuk ka tru per drafte te tilla! Por Rama eshte i vetmi peng, qe pranon te perdoret paturpesisht per te vene emrin si autor i Draftit. Te tjerë…..jane pas tij.

Ai e ka tradhetuar gjithmone dhe pa fund Kosoven, ndaj ai dhe vetem ai mund te merrte persiper turpin, qe te thoshte se kosovaret nuk jane zot ne shtepite e tyre, por te huajt jane zoterit e vertete. Shume shpejt do te zbulohen autoret e vertete te kesaj loje te ligë ne kurriz te Kosoves sepse nje loje e fshehte dhe e njeanshme eshte gjithmone nje loje shume lige. E vetmja e mire e kesaj te keqeje eshte se tashme askush ne Kosove dhe ne Shqiperi nuk ka më asnje dileme se nje Vuçiç ne kemi ne Tirane ne zyren e kryeministrit. Detyrimi yne eshte ta urrejme te gjithe kete besprerë!

Rruga Press

Lexo më shumë  Hapet tenderi për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *