Lajme

Deklarata skandaloze e Hill, bën aleat të SHBA-së fashistin e Ballkanit

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka dhënë një intervistë të paprecedentë për VOA-n, ku ka kritikuar ashpër kryeministrin e shtetit më demokratik në Ballkan, Albin Kurtin duke thënë se Ambasada e ShBA-së në Prishtinë duhet të vendosë nëse ende e konsideron mik e partner atë.

“Mendoj se kemi një problem me zotin Kurti, ai nuk është i gatshëm ta pranojë. Më duket se kemi disa probleme shumë thelbësore me të, nëse ende mund ta konsiderojmë si partner. Por këtë vendim ia lë ambasadës sonë në Prishtinë.” – tha Hill.

Por diplomati amerikan ne Beograd ka pasur fjalë të mira për Serbinë dhe presidentin e saj, Aleksandar Vuçiq, të cilin theksoi se e cilëson si “partner të mirë”, pavarësisht se Vuçiqi ka qenë ministër i Millosheviqit dhe akuzohet për lidhje me banda nga vetë mediat amerikane.

Lexo më shumë  Të huajt punësohen në Shqipëri: S’do qëndrojnë gjatë, shkak informaliteti

“Ne e konsiderojmë ai si një partner të mirë, ai dhe qeveria e tij janë partnerë të mirë në këtë proces. Dhe shpresojmë që kështu të vazhdojë. Ne do të donim që ai të bënte ç’është e mundur për të shtensionuar situatën dhe shohim që tashmë po shohim shenja se zbatohet. Kjo është shumë pozitive. Isha i pranishëm në bisedimet (me Escobarin, Vuçiçin dhe Lajçakun,) natën tjetër dhe mund t’ju them se ato shkuan përtej krizës aktuale në Kosovë. Mendoj se ka një mirëkuptim me autoritetet në Serbi se si të ecim përpara, t’i bëjmë gjërat së bashku. Shpresoj që edhe populli i Serbisë do ta kuptojë se ne duam të bashkëpunojmë shumë më tepër politikisht, ekonomikisht, në fushën e sigurisë, që është një nga arsyet e vizitës së gjeneralit Haëkinson (i Gardës Kombëtare të SHBA-së). Ne jemi shumë të interesuar për përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë – të paktën aq sa janë të interesuar njerëzit dhe qeveria në Serbi për të. Ne e ndjejmë se Serbia po bëhet një partner gjithnjë e më i mirë për ne.” – shtoi ai.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Serbia të dorëzojë në Kosovë terroristin Radoiçiq dhe grupin e tij kriminal

Deklarata e Hill lë të kuptohet që nuk janë më vlerat demokratike, lufta kundër korrupsionit dhe rreshtimi me agjendën perëndimore që të bëjnë aleat me SHBA-në, por ndonjë interes privat (përderisa nuk është i shprehur publikisht) i momentit që mund të bëjë atë aleat dhe me fashistin, të korruptuarin e autokratin.

Përndryshe, Kurti e bëri të qartë në një intervistë për ‘Associated Press’ se Lajçaku e Escobari po i shkojnë atij me kërkesat e Vuçiqit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *