KryesoreLajme

Varfëria në rritje dhe kushtet jo të mira/ Sindikatat protestë para Ministrisë së Ekonomisë

Sindikatat e Pavarura ashtu siç u njoftua një ditë më parë, këtë të martë po zhvillojnë një protestë para Ministrisë së Ekonomisë për të kërkuar përmirësimin e kushteve ekonomike.

Dje në protestën para Kryeministrisë përfaqësuesi i sindikatave të pavarura, Ilir Xhemalaj, tha se në këtë protestë marrin pjesë “punëtori që zgjohet para lindjes së diellit dhe mezi e mbyll muajin.

Lexo më shumë  Jashtë protestë, brenda seancë plenare, policia ngre gardhet metalike përreth Kuvendit

Pensionisti që pas një jete pune, numëron ato qindarkat përpara farmacisë për të blerë ilaçet.

Proteston i riu që punon, por nuk arrin të blejë një shtëpi për familjen e nuk ndërton dot një familje.

Kur punëtori varfërohet nga puna e tij, ka diçka që nuk shkon”.

YouTube player