KryesoreLajme

Qindra mijëra qytetarë i kërkojnë dorëheqjen, autokrati shan në media ndërkombëtare: Protestuesve u them “F*ck you”!

Autokrati Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave të ngritura gjatë javëve të fundit nga protestuesit, të cilët kërkojnë dorëheqjen e tij.

Në një intervistë për Financial Times, Rama hodhi poshtë pretendimet se është “Kumbari” i Shqipërisë dhe sfidoi kritikët që të provojnë akuzat e tyre.

“Njerëzit thonë se unë jam drejtuesi i gjithë kësaj. U them ‘fuck you’ ‘(Shkoni q*huni’. Kaq e thjeshtë. Nuk më takon mua të provoj se nuk jam Kumbari, por atyre t’a provojnë se jam Kumbari”, deklaroi ai.

Lexo më shumë  Nëse popullsia vazhdon të shtohet me këtë ritëm, sikur të mos ndërtohet më asnjë metër sipërfaqe e re në Tiranë, vetëm për banesat që janë bosh do të duhen 32 vjet për t’u mbushur

Protestat e javëve të fundit janë nxitur nga kundërshtimi ndaj projektit të planifikuar prej 4 miliardë dollarësh në zonën e ishullit të Sazanit dhe pranë lagunës së Nartës, ndërsa protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e Ramës dhe hetimin e asaj që ata e konsiderojnë korrupsion sistemik në favor të investitorëve të mëdhenj, shkruan e përditshmja britanike.

Autokrati mbrojti investimin e Kushnerit, duke këmbëngulur se nuk ekziston asnjë lidhje mes projektit dhe hetimeve të fundit për pastrim parash e trafik ndërkombëtar droge që kanë çuar në lëshimin e urdhër-arresteve ndaj disa biznesmenëve.

Lexo më shumë  Berisha në SPAK, do të japë dëshmi për Irena Gjokën
YouTube player