Lajme

Varësia nga interneti, fëmijët po refuzojnë të flasin shqip

Periudha e karantinës, i bëri njerëzit më të lidhur pas teknologjisë. Tek fëmijët parashkollorë, rriti varësinë, dukë shkaktuar një sërë problematikash. Mjeku logoped Erges Eskiu, thotë se 20% të pacientëve të tij të vegjël, kanë probleme me të folurin e gjuhës shqipe.

Psikiatrja e fëmijëve në pediatrinë e QSUT, Sonila Tomori, tregon se kjo tendencë e fëmijëve për të mësuar gjuhë të tjera, po shqetëson prindërit. Ajo ka një këshillë për të parandaluar qëndrimin e tepërt ndaj ekranit.

Lexo më shumë  Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Tek nxënësit e fillores qëndrimi në internet ka ulur interesin për mësimin. Thonë se në klasë janë të shpërqendruar dhe e kanë të vështirë kuptimin e mësimeve. Ky problem sipas mësueses së shkollës 9-vjeçare Sabaudin Gabrani, Lida Lohja, konstatohet edhe tek nxënësit e këtij cikli.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *