Bota

Somalia, vendi ku vetëm 329 persona votojnë për ta zgjedhur presidentin

Deri në mbrëmje sot (të dielën), banorët e Somalisë do ta dinë se kush është presidenti i tyre i ardhshëm. Por votimi që është shtyrë gjatë përfshinë vetëm 329 deputetë të Somalisë dhe organizohet në një zonë të rrethuar e të siguruar, raporton BBC.

Rrethanat e pazakonta i vënë në pah probleme e sigurisë në Somali, si dhe mungesën e demokracisë.

Kryeqendra, Mogadishu, është në mbyllje totale deri të hënën në mëngjes.

Parlamentarët kanë nisur votimin e tyre dhe beteja pritet të jetë mjaft e ngushtë.

Fituesi në mesin e një numri rekord prej 35 kandidatëve për president, po ashtu do të duhet të përballet me krizën që ka kapluar vendin.

Lexo më shumë  Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”

Por, detyra më e madhe është të luftohet grupi militant islamik al-Shabab, që kontrollon pjesët më të madhe të vendit.

Ky grup ka lidhje me Al-Qaedan dhe kryen shpesh sulme në Mogadishu apo qytete tjera.

Somalia nuk ka pasur zgjedhje demokratike që nga viti 1969.

Votimi i atëhershëm ishte pasur me një puç ushtarak, diktaturë dhe konflikte ku janë përfshirë klane e ekstremistë islamik.

Jostabiliteti është një prej arsyeve pse Somalia nuk ka qenë në gjendje të mbajë zgjedhje direkte.

Kjo është vetëm hera e tretë që zgjedhjet indirekte për president kanë qenë në gjendje të organizohen në territorin e Somalisë. Më herët këto u mbajtën në Keni e Xhibuti.

Lexo më shumë  Ministri francez i Mbrojtjes: Një ‘forcë e reagimit të shpejtë’ evropian mund të krijohet që në vitin 2025

Katër kandidatë hoqën dorë në momentet e fundit, duke lënë 35 kandidatë në garë.

Presidenti aktual, Mohamed Abdullahi “Farmajo” , dy ish-presidentë Sharif Sheikh Ahmed dhe hassan Sheikh Mohamud, dhe ish-kryeministri Hassan Ali Kheyre, llogariten si favoritë.

Votimi ishte paraparë të mbahej vitin e kaluar por u shty për shkak të jostabilitetit.

Deputetët që zgjedhin presidentin, zgjidhen nga delegatët e nominuar nga klanet e fuqishme të shtetit.

Votimi është sekret.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *