Lajme

Vala e infektimeve, varianti “Omicron” po prek në masë fëmijët

Vala e infektimeve nga Omicron po prek më shumë fëmijët. Ekspertët e shëndetit publik konstatojnë rritje të rasteve në moshat pediatrike, madje në këtë periudhë piku, fëmijët zënë numrin më të lartë të infektimeve, krahasuar me grupmoshat e tjera.

Më problematike situata është tek të miturit 0-4 vjeç. Ekspertët e shëndetit publik konfirmojnë se Omicron tashmë është bërë dominant ndaj variantit “Delta” të koronavirusit.

Lexo më shumë  Ardit Gjebrea në SPAK, merret në pyetje nga BKH për hetimet ndaj Erion Veliajt

Me qarkullimin e gripit dhe virozave të tjera respiratore është rritur sëmundshmëria në popullatë, aq sa mjekët po përballen me një situatë të pazakontë nga fluksi i madh i vizitave.

Por referuar situatës në vendet e tjera të Europës, pritet një tkurrje e infektimeve pas 2 javësh.

Pozitiv është fakti që pas 5 ditësh nga infektimi më Omicron, personat negativizohen dhe shërohen më shpejt.

Lexo më shumë  Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale

Ekspertët thonë së janë rritur vaksinimet këtë periudhë, por vijojnë thirrjet ndaj të rinjve për të marrë dozat anti-Covid për të shmangur rastet e rënda dhe komplikacionet nga variantet  e koronavirusit.

Rruga Press

YouTube player