Bota

Vajza e Navalnyt rrëqeth me mesazhin pikëllues për vdekjen e babait të saj: Më mungon shumë

Vajza e kritikut të Putinit, Alexei Navalnyt, ka ndarë një mesazh emocional për babanë pas vdekjes së tij javën e kaluar.

Dasha Navalnya ka postuar një foto të saj si fëmijë me nënën dhe babanë, të cilën e ka shoqëruar me një mesazh të shkurtër.

“Të dua, të puth, të përqafoj fort, dhe më mungon shumë”, thuhet në mbishkrimin e postimit së 23-vjeçares.

Theksojmë se të zëshme ndaj autoriteteve ruse kanë qenë gruaja e Navalnyt, Yulia dhe nëna, Lyudmila, të cilat përgjegjës për vdekjen e familjarit të tyre e konsiderojnë presidentin e Rusisë, Vladimir Putinin, shkruan skynews.

Lexo më shumë  Ukrainasit nisin 100 mijë dronë drejt trupave ruse: “Po na djegin, ju lutem na ndihmoni”

Ndryshe, Lyudmila ka deklaruar se e ka parë trupin e pajetë të të birit, por që autoritetet ruse po i bëjnë shantazh rreth funeralit.

Navalny ka vdekur në një burg rus të sigurisë së lartë në Arktik gjersa dyshohet se është helmuar me Novichok.

YouTube player