KryesoreLajme

Konjufca: Duhet të rritet angazhimi i grave në politikë

Në Kuvendin e Kosovës ka nisur punimet konferenca rajonale “Parlamentarizmi dhe Rezoluta 1325: Perspektivat nga Ballkani Perëndimor”.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka falënderuar në mënyrë të veçantë, presidenten Vjosa Osmani pasi siç tha ai, është shtysë e madhe për gratë.

“Mirë që është Kuvendi i Kosovës që na ka mbledhur sot për ta trajtuar këtë temë siç është për rolin e kuvendeve në zbatimin e rezolutës 1325 të Kombeve të Bashkuara për avancimin e agjendës për gratë, paqen dhe sigurinë. Dua ta përgëzoj grupin e grave deputete që pavarësisht dallimeve partiake, po punojnë fuqishëm për promovimin e fuqizimit të grave në sferën politike e publike. Ky aktivitet është dëshmia më e mirë e këtij bashkëpunimi”, tha ai.

“Agjenda për gratë, paqen dhe sigurinë qëllim kryesor e ka pozicionimin e grave si partnere të barabarta në të gjitha fushat që lidhen me paqen dhe sigurinë. Kosova është shembulli më i mirë i përkushtimit për përmbushjen e agjendave globale pavarësisht faktit që jemi shpesh të kufizuar për t’i dhënë zë këtyre organizmave në të cilat ende s’jemi anëtarë”.

Konjufca po ashtu tha se ndonëse ka shumë gra të përfshira në politikë, numri i tyre është larg nga ai burrave, dhe kjo siç tha ai, duhet të ndryshohet.

“Kosova arriti që ta zgjedhë edhe presidenten grua”, tha Konjufca, teksa, duke iu drejtuar presidentes Osmani, tha: “Vërtetë e meritoni një falënderim të veçantë sepse jeni një shtysë e madhe e kësaj kauze dhe është pjesë e përditshme e punës tuaj”.

“Përfshirja e grave në procese të paqes dhe sigurisë është parakusht për paqe dhe demokracinë e qëndrueshme. Kemi një numër të madh të grave të përfshira në politikë dhe sektorin e drejtësisë e sigurisë, ndonëse numri i tij është larg nga ai i burrave dhe kjo duhet të ndryshohet”, u shpreh tutje Konjufca,  

Lexo më shumë  Shpenzimet kapitale në Shqipëri 71% më pak se plani në 3-mujor, niveli më i ulët që nga 2009-ta
YouTube player