Bota

Ushtria ukrainase thotë se vetëm sot vrau mbi 100 ushtarë rusë në Kherson

Ushtria ukrainase tha më 30 korrik se ka vrarë mbi 100 ushtarë rusë dhe ka shkatërruar dy depo municionesh gjatë luftimeve të fundit në rajonin e Khersonit, ku Kievi po përqendron kundërofensivën e tij më të madhe që nga fillimi i luftës.

Komanda jugore e ushtrisë tha se është ndërprerë qarkullimi i trenave nga Khersoni mbi lumin Dniepër, dhe kjo ka të ngjarë të izolojë edhe më shumë forcat ruse në perëndim të lumit. Po ashtu, një gjë e tillë, pritet të shkaktojë ndërprerje të furnizimeve për Rusinë nga Krimeja e aneksuar.

Lexo më shumë  Deklarata Schuman që shënoi Ditën e Evropës

Ushtria ukrainase tha se afër 170 ushtarë rusë dhe shtatë tanke janë shkatërruar në luftimet më 29 korrik në jug të Ukrainës.

Këto pretendime nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Rajoni i Khersonit, që kufizohet me Krimenë, ra nën kontrollin rus pak pas nisjes së pushtimit më 24 shkurt./ REL

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *