Lajme

Banesat e rindërtuara nga tërmeti, të pabanueshme: S’ka ujë

Lagjet e reja të ndërtuara në Bubq për banorët e prekur nga tërmeti, brenda një viti janë kthyer në të pabanueshme. Qindra banorë të kësaj zone prej 6 muajsh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm, edhe pse për këtë projekt u investuan miliona euro. Por duket se problemi vjen jo vetëm nga abuzimet me fondet e rindërtimit, por edhe nga milionat e çuara dem për projektet e furnizimit me uje

Pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, kryeministri Edi Rama do të realizonte shoun e radhës, duke gënjyer qytetarët e Krujës se do të kishin furnizim me ujë falë ujësjellësit të ri me një investim prej 314 milionë lekësh të reja.

Lexo më shumë  Kurti takon Baerbockun: Gjermania, kyçe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Por një vit më pas, qytetarët jo 24 ujë që nuk kanë, por në rubinetet e tyre, prej një muaji nuk ka asnjë pikë ujë.

Jo vetëm qyteti i Krujës që vijon të ketë probleme, por edhe lagjja e rindërtuar për banorët e prekur nga tërmeti në Bubq vuan mungesën e ujit në rubineta. Duket se miliona euro të investuara për rindërtimin, veçse e kanë kthyer këtë në një lagje të pabanueshme, ku prej 6 muajsh nuk  as ujë në rubineta.

Por në ato raste kur uji i pijshëm vjen, ai sërish është problem për shumë banorë të kësaj lagjeje. Disa prej banesave të ndërtuara kanë probleme me kanalizimet e ujit të pijshëm dhe ujërave të zeza, të cilat futen në ambientet e brendshme duke shkatërruar mobiljet.

Lexo më shumë  Bislimi merr pjesë në takim ministerial në Podgoricë

Por edhe pse nuk kanë ujë, Bashkia e Krujës në vend që t’i japë një zgjidhje ka kërcënuar banorët se do të gjobiten nëse vendosin depozita, sepse u prishin bukurinë shtëpive. E përballë mungesës së zgjidhjes, këta banorë, pjesa më e madhe invalid e të sëmurë, janë të detyruar që të blejnë ujin në botet që e kanë kthyer këtë hall në biznes fitimprurës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *