Lajme

Ushtria shqiptare rikthen rezervistët, mobilizim për 2100 forca

Në Ushtrinë shqiptare, ku shërbejnë 8,500 forca aktive, do të mobilizohen edhe 2,100 rezervistë. Nevojat e kohës që kanë prodhuar pasiguri dhe klimë tensionesh, pas pushtimit ushtarak të Ukrainës nga Rusia, po orientojnë Ministrinë e Mbrojtjes të riorganizojë ushtrinë.

Në projektligjin e që po konsultohet, kërkohet që në forca reserviste të përfshihen jo vetëm ish-ushtarakë, por edhe civilë.

Këta të fundit do të kryejnë stërvitje vjetore, që zgjat nga 15 deri në 45 ditë, dhe me urdhër të vecantë edhe më gjatë se kjo periudhë.

Lexo më shumë  Anëtarësimi i Kosovës në KiE. Kosova dhe Zvicra mbajtën takimin konsultativ

Në draft caktohet edhe pragu i moshës për personelin që do të rekrutohet, si dhe autoritetet dhe zyrat që do të mobilizojnë këta individë.

Ligji ka edhe efekte financiare të konsiderueshme. Kostoja fillestare e aktivizimit e përllogaritur për 2,100 vetë, do të jetë në vlerën 1,5 miliardë lekë dhe kosto mesatare e mobilizimit për një afat kohor mesatar prej 40 ditë mobilizim në vit do të jetë në vlerën 830 milionë lekë. Pra, Ministria e Mbrojtjes do të kërkojë të paguajë edhe 2.3 miliardë lekë për personelin rezervë.

Lexo më shumë  Këlliçi: Për pak javë karriera politike e Veliajt do mbyllet

Rruga Press

YouTube player