Lajme

Kompania zvicerane planifikon hapjen e një fabrike në Kosovë

Pronarët e kompanisë zvicerane “Bächi-Cord AG”, David Bächi dhe Adrian Bächi, në shoqërim me drejtorin menaxhues të Odës Ekonomike Zvicerano-Kosovare (OEZK) Vigan Disha, u pritën në takim nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe stafi i saj.

Në këtë takim, investitorët u njohën me kushtet dhe përparësitë e të bërit biznes në Republikën e Kosovës.

Lexo më shumë  Taulant Balla kundër BIRN, Marjana Koçeku: Sulm publik ndaj gazetarit Erebara! Fjala e lirë s’mund të intimidohet

Kompania “Bächi-Cord AG” planifikon themelimin e një fabrike për prodhimin e penjve, litarëve të hollë dhe spangove, duke krijuar më shumë se 25 vende pune në Kosovë.

Ministrja Rozeta Hajdari, duke ju uruar mirëseardhje investitorëve, i njoftoi ata për progresin që vendi ynë ka bërë në fushën e përmirësimit të të bërit biznes, siç janë lehtësirat legjislative dhe tatimore që Republika e Kosovës ofron për investitorët e huaj.

Lexo më shumë  Kompanitë e naftës në Shqipëri kërkojnë 12 mln euro dëmshpërblim nga qeveria për llogaritje të gabuar të çmimit

Rruga Press

YouTube player