Lajme

Ushtria nxjerr raketën “SAM 2” mes rrugëve të Tiranës, nuk dihet destinacioni

Një video amatore e mbërritur në redaksinë e “Ora News”, tregon lëvizjen me mjete ushtarake të një rakete e llojit “SAM-2”, që tërhiqet në zonën e Porcelanit në kryeqytet.

Sipas të dhënave të siguruara nga redaksia raketa besohet se është tërhequr nga muzeu i armëve që ndodhet pranë Ministrisë së Mbrojtjes, tek Shkolla e Bashkuar.

Ndërsa ende nuk dihet me saktësi se cili ka qënë destinacioni final i kësaj rakete.

Ka zëra se një nga armët e viteve 1955-1970, më të sofistikuara në sistemin luftarak tokë-ajër, siç është SAM-2, mund të jetë shitur dhe tek subjektet private, që i reklamojnë në formën e suvenireve ushtarake në qëndrat tregtare apo komplekset luksoze.

Por njëherësh zëra pranë ushtrisë Shqiptare flasin se raketa e zhvendosur ditën e sotme përmes rrugëve të Tiranës, ka pasur si destinancion muzeun e ri të Ushtrisë, që ministria është duke e ndërtuar në zonën e Mulletit.

Lexo më shumë  Aliu: Miratohet Projektligji për Ofruesin e Shërbimeve të Navigacionit Ajror

Si erdhën në Shqipëri Raketat “SAM-2”?

Duke qenë anëtare e Traktatit të Varshavës dhe duke patur pozicion të rëndësishëm në Mesdhe, Ushtria Shqiptare pati shansin të ishte në vendet e para në botë që u pajis me sistemin e raketave SAM-2.

Instalimet e para u bënë në vitin 1960 dhe pas ndërprerjes së marrëdhënieve me ish-Bashkimin Sovjetik, furnizimet u siguruan nga Kina, që kishin licencën e prodhimit të këtyre armëve të tuajtura (HQ-1, HQ-2). (Timonieri i kuq)

Sistemi i raketave SAM-2 vazhdoi normalisht deri në fillim të viteve 1990, më vonë u bënë përpjekje nga trafikantët e armëve për t’i çmontuar dhe shitur në vendet afrikane, me pretekstin se ishin të vjetruara e të panevojshme.

Lexo më shumë  Policia me aksion në veri, Elshani: Po evidentohet prona e sekuestruar

Por me këmbënguljen e personelit të kësaj njësie u arrit të shpëtohej kjo armë. Për të mbushur mendjen drejtuesve të shtetit u organizua një qitje provë më 1995, e cila rezultoi me sukses të plotë dhe që i detyroi trafikantët të hiqnin dorë nga çmontimi dhe shitja e tyre.

Tashmë në fundin e vitit 2023 të gjitha reketat janë shkatëruar. Modelet e vetme janë si kjo që shihni në foto dhe që mbahen për qëllime muzeale dhe historike.

YouTube player
YouTube player